Antologji e poezisë shqipe për fëmijë – Xhahid Bushati sjell botimin e parë të këtij lloji në letërsinë për fëmijë, që pritet t’i shërbejë mësimdhënies


 Një  botim i ri dhe shumë i vlefshëm ,kushtuar letërsisë shqipe për fëmijë, pritet të dalë së shpejti në qarkullim!

Shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur  shkodran,  Xhahid Bushati , është autori i Antologjisë së poezisë shqipe për fëmijë, i pari botim i këtij lloji në  këtë zhanër.

Antologjia e titulluar “Ku frymojnë motivet fëminore”, që është proces botimi, përfshin 58 autorë nga të gjitha trevat shqiptare,  që i përkasin periudhës 1945-2023.

 Ky botim pritet të ketë një rol të veçantë në procesin mësimor dhe edukativ.

Pjesë e këtij botimi janë jo vetëm emrat më të njohur të letërsisë për fëmijë, por edhe figura të mëdha të poezisë shqipe si  Ismail Kadare,  Dritëro Agolli, Xhevahie Spahiu, Moikom Zeqo e të tjerë, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmuar në këtë fushë.

Në planet e mëtejshme të shkrimtarit Bushati është edhe botimi i një tjetër antologjie, këtë herë e përqendruar në përrallat shqipe.

Comments

Popular posts from this blog

ARRESTIMET E SPAK NË SHKODËR, 6 PERSONA NË PRANGA

"RRUGËTIME TË PAPRITURA TË JETËS" NE SHKODER

LAJMI I FUNDIT: Konflikt me armë brenda familjes. Qëlloi vëllain, policia në kërkim të autorit