Bardh Spahia: Me Olin më njohu nga afër detyra e kryebashkiakut


 Bardh Spahia: Me Olin më njohu nga afër detyra e kryebashkiakut, ku patëm bashkëpunimin me të dhe shoqatën që ajo ka themeluar “Animals Need Me” për ndërtimin e strehëzës së qenve. Aty pata rastin të shoh përkujdesjen dhe profesionalizmin e një aktivisteje pasionante dhe të vendosur për kauzën e saj.

Punë që nuk e ka ndalur as në Kanada, atje ku prej disa vitesh jeton dhe punon, por gjithmonë me sytë nga Shkodra e Shqipëria. Për mbrojtjen e kafshëve ka ende shumë punë për të bërë dhe do të jem gjithmonë një mbështetës i nismave që do të merren në këtë drejtim. Mirënjohje për Olin dhe këdo që kujdeset për kafshët.
Kafen e mbyllëm duke patur kënaqësinë të marr si dhuratë librin e babait të saj të ndjerë Pauli Pero “Shtypshkrimi dhe Shtypshkronjat e Shkodrës”.
Oli, animals need you por edhe Shkodra dhe Shqipëria need people like you!

Comments

Popular posts from this blog

ARRESTIMET E SPAK NË SHKODËR, 6 PERSONA NË PRANGA

"RRUGËTIME TË PAPRITURA TË JETËS" NE SHKODER

LAJMI I FUNDIT: Konflikt me armë brenda familjes. Qëlloi vëllain, policia në kërkim të autorit