Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë zhvilloi një vizitë urimi për Kryepeshkopin e ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë
Ditën e sotme, Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë zhvilloi një vizitë urimi për Kryepeshkopin e ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturi Joani, i zgjedhur së fundmi në krye të KOASH-it. Vizita u zhvillua në ambientet e Kryepeshkopatës, ku morën pjesë udhëheqës të të gjitha komuniteteve fetare në Shqipëri.
Në këtë ngjarje, ishin të pranishëm anëtarët e Bordit të Presidencës, përfshirë Mons. Gjergj Meta, Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë (KNFSH) dhe President i Konferencës Ipeshkvore Katolike të Shqipërisë; H. Bujar Spahiu, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë; H. Dede Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve; Pastor Ergest Biti, Kryetar i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë; Prof. Asoc. Dr. Genti Kruja, Sekretar i Përgjithshëm i KNFSH dhe President i Religions for Peace Europe; si dhe znj. Sheldiana Jano, juriste dhe financiare pranë Këshillit Ndërfetar.
Comments
Post a Comment