Burg për ish-efektivin e RENEA-s

 

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën “arrest me burg” për ish-efektivin e RENEA-s, Altin Morina, i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit të “Revanshi”. Morina u arrestua të premten dhe me vete kishte edhe një pistoletë pa leje.

Ish-polici kërkohej pasi ishte akuzuar për kultivim të bimëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në komunikimet në “SkyECC” rezulton se Morina ka bashkëpunuar me të fortin e Niklës, Durim Bami.

Referuar dosjes voluminoze të Prokurorisë së Posaçme Revanshi, ku u goditën 7 grupe kriminale dhe u urdhëruan 50 masa sigurie, del se Altin Morina kishte lidhje të forta me bandat famëkeqe.

Konkretisht, në dosje thuhet se ish-efektivi i forcave speciale, bashkëpunonte me Durim Bamin për kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës.

Sipas SPAK, Morina duke shfrytëzuar pozicionin e tij si efektiv i policisë kishte favorizuar Durim Bamin për kultivimin e drogës ku ai merrte një shumë parash nga krimi. Jo vetëm kaq, por ka dyshime se Altin Morina furnizionte me informacione sekretet bandat.

Altin Morina u arrestua edhe në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte në zonën e Kodrës së Diellit iu gjetën 113 mijë euro.

Në prill të atij viti ai u lirua nga Gjykata dhe u la me detyrim paraqitje pasi paraqiti përpara togave të zeza faturën që tregonte se ia kishte marrë paratë një biznesmeni për problemet e tij personale. Në atë kohë, policia kishte dyshime se ai kishte lidhje me grupin kriminal të Ervis Martinajt.

Morina rezulton gjithashtu se është përjashtuar disa vite më parë nga Policia për ushtrim dhune dhe moszbatimin e urdhrit të eprorit, por ai u rikthye sërish brenda sistemit policor me vendin të Gjykatës Administrative./vizionplus.tv

Comments

Popular posts from this blog

ARRESTIMET E SPAK NË SHKODËR, 6 PERSONA NË PRANGA

"RRUGËTIME TË PAPRITURA TË JETËS" NE SHKODER

LAJMI I FUNDIT: Konflikt me armë brenda familjes. Qëlloi vëllain, policia në kërkim të autorit