Dita Ndërkombëtare e Romëve – Familjarët apel për strehim, preken nga rikualifikimi i hyrjes së Shkodrës


 Ky është apeli që bën kjo 75-vjeçare e cila rrezikon të mbetet e pastrehë.

Në Ditën Ndërkombëtar të Romëve, kjo e moshuar bashkë me një familje tjetër, janë të vetmet që kanë mbetur, pasi familjet e tjera janë shpërngulur.

Atyre u është kërkuar të lirojnë banesat pasi preken nga projekti për rikualifikimin e bregut perëndimor te liqenit të Shkodrës, vazhdimësi e projektit për hyrjen e qytetit.  

Urdhëri për lirimin e sipërfaqes së tokës ku banon ky komunitet ka ardhur prej ditësh.

Dita Ndërkombëtare e Romëve (8 prilli) është një ditë për të festuar kulturën rome dhe për të rritur ndërgjegjësimin për problemet me të cilat përballen romët. 

Comments

Popular posts from this blog

Bashkëpunim Shkodër – Ulqin / Gjuraj: Prioritet tërheqja e nxënësve nga Ulqini

Tërbuni Boks rremben 3 fitore sonte ne turneun “ROUMBLE IN THE JUNGLE BOXING”. (Çermeli, Gjoni, Lazri )

Bimët dekorative – Zona e Dajçit eksportuese në të gjithë Ballkanin.