Frederik Ndoci fermeri i preferuar!
Një televotim i hapur që prej ditës së hënë, për të zgjedhur fermerin e preferuar të publikut, mbajti gjatë në ankth konkurrentet.
Ishte Frederik Ndoci ai që gjatë këtyre ditëve ka rrëmbyer simpatinë e publikut, duke u zgjedhur kështu fermeri më i votuar dhe duke u shpallur automatikisht kryefermeri i javes.
Ky post veç përfitimesh që i jep Ndocit si kryefermer, e vuri erdhe përballë një zgjedhjeje të vështirë siç ishte ajo e sfidantit të parë.
Alba Pollozhani ishte e zgjedhura e Frederik Ndocit, të cilës sipas një formule të vendosur nga Agai, do i duhet të zgjidhte një tjetër fermer për t’iu bashkuar sfidës.
Duket se Alba e ka nisur lojën e saj, ndaj Big Mama u bë sfidantja e dytë sipas zinxhirit të përzgjedhjeve që do të përballej me të.
Kjo e fundit duhet të zgjidhte po ashtu një emër, që do u bë automatikisht pjesë e televotimit për t’u emiminuar javën e ardhshme. Silvana u bë e zgjedhrua e Big Mamës.
Gjatë sfidës pati tension, grind por dhe të qeshura, pas një beteje disa minuta, Big Mama u shpall fituese, gjë që çoi në një televotim humbësen e kësaj sfide të parë, Albën së bashku me Silvanën.
Mbrëmja vazhdoi gjatë. Diskutime dinamike por dhe dyshime për fermerë të infiltruar ishin disa nga momentet më pikante të natës.
Në më pak se një javë veç fermerëve duket se janë angazhuar në lojë edhe opinionistët, Kastro Zizo dhe Zhaku. Të vëmendshëm gjatë dinamikave të lojës, ata nuk i kursyen komentet e tyre.
Një rol kyç në këtë fermë ka edhe kryeplak Albano. Që në nisje të javës Albano Bogdo është futur në rol, duke ndarë jo vetëm punët e fermës por shpesh duke u ardhur në ndihmë edhe fermerëve.
Duket se shkëndijat e para janë ndezur në Fermën më të madhe në Shqipëri. Limi dhe Kejsi po ashtu ishin në qendër të vëmendjes, mbi raportin e tyre.
Ndonëse ata u përpoqën të sqaronin se është vetëm një marrëdhënie shoqërore, dyshimet me pjesën tjetër të fermerëve nuk munguan
Edhe thyerja e rregullave nga Alba pas hapjes së zarfit qe Agai i kishte dhënë Ronit, pati pasojat e saj. Dy fermërët u dënuan. Ata do të qëndrojnë të mbyllur në dhomën e fakirit, deri të hënën, ndërsa u është ndaluar komunikimi gjatë këtyre ditëve me pjesën tjetër të konkurrentëve.
Nga ana tjetër Frederik Ndoci si kryefermer dhe Big Mama si e zgjedhura e tij do të shijojnë përfitimet e dhomës së Njishit, tre ditët në vijim.
24 orë në 7 ditë të javës, Ferma VIP vjen për publikun në dy kanale të dedikuara të platformës Tring, si dhe në ekranin e Vizion Plus./vizionplus.tv
Comments
Post a Comment