Fuqizimi i grave dhe vajzave – Forum i hapur organizuar nga kulbi “Girl Up 28”, në bashkëpunim me Shkollën e Drejtorëve


 Fuqizimi i komunitetit të grave përmes bashkëpunimit dhe krijimit të mundësive për angazhim dhe sipërmarrje, sidomos për brezin e ri, ishte në qendër të një forumi të hapur të zhvilluar në qytetin e Shkodrës.

 Nismëtarë të këtij aktiviteti ishin nxënëset e gjimnazit “28 Nëntori”, pjesë e klubit  Girl Up 28, në bashkëpunim me Shkollën e Drejtorëve.

Përmes diskutimeve të hapura, përfshirjes së modeleve frymëzuese dhe nismave konkrete, forumi synoi të krijojë një hapësirë të sigurt për në veçanti për vajzat – për të shprehur idetë dhe për të ndërmarrë hapa drejt zhvillimit personal dhe profesional.

Pjesë e aktivitetit ishte edhe panairi I bizneseve të vogla, të iniciuara nga gra dhe vajza shkodrane.

Organizatorët shprehen se një forum të  tillë synojnë ta kthejnë në një traditë të përvitshme, në shërbim të ndërtimit të një shoqërie më të barabartë dhe më aktive për të gjithë.

Comments

Popular posts from this blog

Bashkëpunim Shkodër – Ulqin / Gjuraj: Prioritet tërheqja e nxënësve nga Ulqini

Tërbuni Boks rremben 3 fitore sonte ne turneun “ROUMBLE IN THE JUNGLE BOXING”. (Çermeli, Gjoni, Lazri )

Bimët dekorative – Zona e Dajçit eksportuese në të gjithë Ballkanin.