“Hekurudha Kuqezi”, projekti prezantohet nga zv/kryeministrja Balluku: Lidh kombin
Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë Belinda Balluku e cilësoi projektin si “moment historik për Shqipërinë”, duke theksuar se hekurudha nuk është thjesht një aks transporti, por një lidhje kombëtare me rëndësi gjeopolitike
Për kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci, ndërtimi i kësaj hekurudhe do të jetë një mundësi e madhe për zhvillimin e rajonit
Për Shkodrën ky projektet konsiderohet si një nga investimet më të mëdha strategjike për të gjithë rajonin në zhvillimin turistik dhe ekonomik. Hekurudha Shkodër – Gjakovë do të ketë 7 stacione dhe një gjatësi prej 100 km.
Ky investim strategjik infrastrukturor do të përfshijë 43 ura dhe 14 tunele, me një gjatësi totale tunelesh prej 35.3 km. Sipas ekspertëve dhe studimit të fizibilitetit tashmë të realizuar, kostoja e këtij segmenti përllogaritet në 1.8 miliardë euro.
Nga kjo shumë, rreth 1.7 miliardë euro janë të nevojshme për ndërtimin, ndërsa pjesa tjetër përfshin kosto për leje, shpronësime dhe detaje të tjera teknike.topchannel
Comments
Post a Comment