Ish-portieri Grima mendon se kuqeblutë mund t’i fitojnë të dy trofetë e sezonit


 Ndërsa sezoni 2025-2026 i afrohet fundit të tij, Vllaznia mbetet ende në lojë për objektivat e saj që janë: kampionati dhe kupa.

Javët e fundit, kuqeblutë kanë shfaqur luhatje në lojën e tyre, deri diku të kushtëzuar edhe nga mungesat e vazhdueshme.

Përtej kësaj, trajneri i Kombëtares së vajzave dhe ish-portieri, Armir Grima, është i mendimit se skuadra shkodrane ka forca për të luftuar në të dy frontet.

E pranuar gjerësisht se Egnatia, kampionia në fuqi e “Abissnet Superiore” është skuadra për t’u munduar, Grima ka një tjetër opinion.

Java e 34-t e Kategorisë Superiore do të rezervojë një duel direkt për shkodranët që është ai me Dinamon në luftën për vendin e dytë, i cili siguron avantazhin e barazimit në ndeshjen e “Final 4”.

 Sfida do të luhet ditën e shtunë në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 15:30.

Comments

Popular posts from this blog

ARRESTIMET E SPAK NË SHKODËR, 6 PERSONA NË PRANGA

"RRUGËTIME TË PAPRITURA TË JETËS" NE SHKODER

LAJMI I FUNDIT: Konflikt me armë brenda familjes. Qëlloi vëllain, policia në kërkim të autorit