"Jo mor nuk bahet fjalë me u nda unë prej katundit. Kaq mundësi kam, ama prej katundit nuk ndahem"
nga Dom Gjergj Meta
NUK NDAHEM PREJ KATUNDIT ...
Sonte isha për një darkë me ata që kanë lyer e pastruar kishën e Tarazhit e dua të ndaj me ju një rrëfim që më emocionoi shumë.
Gjatë njërës prej ditëve që ata po lyenin kishën kishte ardhur një nga banorët e fshatit Tarazh dhe u kishte dhënë 2000 lekë të reja kontribut e u kishte paguar nga një kafe.
Dikush aty i kishte thënë:
"Po jo or Filani nuk ka nevojë se ne ta dimë hallin"
Në fakt personi ishte i varfër e hallexhi. Por ai ishte përgjigjur:
"Jo mor nuk bahet fjalë me u nda unë prej katundit. Kaq mundësi kam, ama prej katundit nuk ndahem"
Ah! Çfarë urtie mban ajo përgjigje, çfarë sensi komunitar në një botë individualiste që po bjerret përditë e më shumë.
"Nuk ndahem prej katundit..."
Të reflektojmë o njerëz!
P.S. "Dom Gjergj e kena ndriçu kishën se duem si t'duket e bukur jo vetëm ditën, por edhe natën mbasi asht afër rrugës madhe..."
Comments
Post a Comment