KËRCËNOI ME THIKË NJË GRUA, NIS HETIMI PËR 66-VJEÇARIN NË SHKODËR


Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për një 66-vjeçar, pasi dyshohet se ka kërcënuar më thikë një grua 53-vjeçare.

Sipas bluve, 66-vjeçari nga fshati Guri i Zi vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndaj edhe u dërgua në spitalin psikiatrik të këtij qyteti.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi thikën si provë materiale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. D., 66 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë), një 53-vjeçare. Shtetasi V. D. u dërgua në Spitalin Psikiatrik Shkodër, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.


 

Comments

Popular posts from this blog

ARRESTIMET E SPAK NË SHKODËR, 6 PERSONA NË PRANGA

"RRUGËTIME TË PAPRITURA TË JETËS" NE SHKODER

LAJMI I FUNDIT: Konflikt me armë brenda familjes. Qëlloi vëllain, policia në kërkim të autorit