Leopold Von Ranke në shqip – Antologji e përkthyer nga historiani shkodran, Xherardo Nikjari


 Një pjesë e shkrimeve më të rëndësishme të historianit gjerman Leopold Von Ranke janë përmbledhur së fundmi në një botim antologjik, i përkthyer në shqip nga historiani shkodran, Xherardo Nikjari.

Ranke, i njohur si themeluesi i Departamentit të parë modern të Historisë në shekullin XIX në Universitetin e Berlinit, mbetet një figurë kyçe për mënyrën se si historia studiohet dhe shkruhet sot.

Redaktorja e librit është poetja, Ledia Dushi, njëkohësisht drejtuese e Bibliotekës publike “Marin Barleti”, ndërsa për rëndësinë e këtij botimi u shpreh edhe pedagogia e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Nertila Ljarja.

Ky është libri i nëntë i përkthyer nga Nikjari, i cili ka sjellë në gjuhën shqipe një sërë veprash të autorëve klasikë të historiografisë botërore.

Botimi pritet t’u shërbejë në mënyrë të veçantë studentëve të degës së Historisë në rrugëtimin e tyre akademik.

Comments

Popular posts from this blog

Bashkëpunim Shkodër – Ulqin / Gjuraj: Prioritet tërheqja e nxënësve nga Ulqini

Tërbuni Boks rremben 3 fitore sonte ne turneun “ROUMBLE IN THE JUNGLE BOXING”. (Çermeli, Gjoni, Lazri )

Bimët dekorative – Zona e Dajçit eksportuese në të gjithë Ballkanin.