Ligji i ri, shkrihet AKU! Unifikimi i Inspektorateve është direktivë e BE, çfarë pritet të ndodhë me punonjësit


 Dritan Palnikaj, Sekretari i Përgjithshëm i MBZHR thotë: “Në rastin konkret, për sa i përket Ministrisë së Bujqësisë, nuk kemi të bëjmë me një shkrirje të drejtorive, por kemi të bëjmë me një qendërzim dhe unifikim të këtyre tre drejtorive. Duke qenë se këto drejtori janë të ndara, ne po bëjmë unifikimin e këtyre tre inspektorateve në një, sigurisht që kjo do të rrisë bashkëpunimin dhe mundësinë e koordinimit, që mos të kemi ecejake nga një institucion tek tjetri.”

Këto ndryshime nuk do të pasohet me largime apo shkurtime të vendeve të punës, pasi drejtoria e re do të ketë administratën e vjetër.

“Administrata e këtyre tre drejtorive, sigurisht që shumica e tyre do të përthithet nga kjo drejtori e madhe. Në të gjitha rastet kur ne kemi rikonstruktureime edhe në ministri, këta janë njerëzit e parë që vlerësohen për tu punësuar në këtë drejtori”, shton Palnikaj.

Tendenca e ligjit të inspektorateve është që të ulet sa më shumë numri i inspektorëve dhe inspektimeve në terren, por duke rritur efikasitetin e tyre.topchannel

Comments

Popular posts from this blog

ARRESTIMET E SPAK NË SHKODËR, 6 PERSONA NË PRANGA

"RRUGËTIME TË PAPRITURA TË JETËS" NE SHKODER

LAJMI I FUNDIT: Konflikt me armë brenda familjes. Qëlloi vëllain, policia në kërkim të autorit