Marjan Ndershtiqaj, lajm i shkëlqyer për arsimin dhe sportin në Shkodër
Lajm i shkëlqyer për arsimin dhe sportin në Shkodër
Për mua, ky lajm ka një vlerë të dyfishtë: ndërtimi i fushës sportive në shkollën 9-vjeçare “Tring Smajli” në Njësinë Administrative Rrethina, dhe rikonstruksioni i plotë i shkollës së mesme profesionale “Arben Broci”, janë dy projekte që më prekin personalisht, pasi janë institucionet ku unë jam edukuar.
Pjesë e këtij investimi janë edhe:
Rikonstruksioni i plotë i shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali”, i kopshtit “Tom Alimhilli dhe i palestrës së gjimnazit “28 Nëntori”.
Vlera totale e këtyre projekteve të sapomiratuara nga @Bashkia Shkodër arrin në 4.5 milionë euro.
Ndërkohë, vijojnë me ritme të mira edhe investimet e tjera në proces për:
Rikonstruksionin e plotë të shkollave 9-vjeçare “Ndre Mjeda” dhe “Kolë Idromeno”
Ndërtimin e terreneve sportive në tre shkolla
Rikonstruksionin e plotë të shkollës profesionale “Hamdi Bushati”, me një vlerë investimi prej 12 milionë euro, financuar nga @MEKI.
Këto investime janë një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një mjedisi më cilësor, më të sigurt dhe më frymëzues për fëmijët dhe të rinjtë e Shkodrës.
Comments
Post a Comment