Marjan Ndershtiqaj: Një takim me njerëzit më të buzëqeshur të qytetit tim.
Një takim me njerëzit më të buzëqeshur të qytetit tim.I shohim çdo ditë, na shërbejnë me mirësjellje dhe durim, por jo gjithmonë ndalemi t’i falenderojmë.
Për shumë prej nesh, profesioni i kamarierit ka qenë eksperienca e parë në punë. Edhe unë kam punuar si kamarier në vitet e shkollës, një përvojë që më mësoi vlerën e shërbimit dhe kënaqësinë që merr kur dikush të thotë “faleminderit” me zemër.
Sot u ktheva pas në kohë, teksa vizitova disa lokale të qytetit dhe takova kamarierë të rinj e me përvojë, njerëz që punojnë fort, me dinjitet; disa të shpërblyer siç duhet, të tjerë ende në pritje të vlerësimit që meritojnë.
Por të gjithë kanë një të përbashkët: janë krenarë që mbajnë familjet me punë të ndershme.
Respekt!
#mirënjohje
#përkushtim
#krenarpërpunën
Comments
Post a Comment