Marta Kos: Zgjerimi i BE-së, Imperativ Gjeopolitik për Sigurinë dhe Stabilitetin Europian
Në një intervistë të dhënë për “Le Monde”, Komisionerja e re për Zgjerim, Marta Kos, theksoi rëndësinë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian për sigurinë dhe forcimin e BE-së. Ajo shprehu se: “Zgjerimi është një imperativ gjeopolitik për BE-në”, duke nënvizuar se, pas sfidave që po kalon bota, është më e rëndësishme se kurrë që BE të mbajë një unitet të fortë.
Kos e cilësoi luftën e Rusisë në Ukrainë si një kthesë, duke u shprehur se siguria është kthyer në një çështje të rëndësishme për paqen dhe integrimin evropian. Ajo gjithashtu ofroi mbështetje të fuqishme për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE, duke konfirmuar se anëtarësimi është i mundshëm deri në vitin 2030.
Comments
Post a Comment