Meshtari i “sekretit të rrëfimit” nga dom Artur Jaku
“Vdes, por nuk flas!” – ishin fjalët e fundit të At Karl Serreqit, një betim i pathyeshëm i skalitur deri në amshim.
Atë Karli ishte një nga njerëzit fisnikë të pa varr, por jo të pa emër. Në mbrëmjen e 4 Prillit 1954, shpirti i tij do të lartësohej në jetën e vërtetë e trupi do të zhdukej.
Ishte shkëmb i pathyeshëm dhe themel i palëkundshëm i besimit, një simbol i Kishës që nuk përkulej përballë uraganit ateist që synonte ta shkulte nga rrënjët. Ai nuk foli… por historia flet për të.
Comments
Post a Comment