Miratohet financimi për rrugën Mylte-Grykë Lumi në Tale. Infrastruktura rrugore, lëvizja e shpejtë e qytetarëve dhe zhvillimi i turizmit rëndësia e këtij projekti Bashkia Lezhë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit kanë miratuar financimin për shtrimin me asfalt të rrugës Mylte-Grykë Lumi, Tale.
Infrastruktura rrugore, lëvizja e shpejtë e qytetarëve dhe zhvillimi i turizmit rëndësia e këtij projekti
Bashkia Lezhë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit kanë miratuar financimin për shtrimin me asfalt të rrugës Mylte-Grykë Lumi, Tale, me një gjatësi prej 2.3 km. Ky është një projekt i Bashkisë Lezhë që i referohet ndërhyrjeve për një zhvillim më të qendrueshëm të zonës.
Ky investim do t’i shërbejë mbi 1,000 banorëve të zonës, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën dhe duke ndikuar pozitivisht në zhvillimin e turizmit. Rruga e re do të lehtësojë qarkullimin drejt zonës turistike të Tales, duke reduktuar trafikun dhe duke zgjeruar aksesin për pushuesit.
Ndërhyrja pritet të ketë një impakt të drejtpërdrejtë edhe në rritjen e aktivitetit ekonomik në zonë, duke u krijuar mundësi bizneseve lokale të tërheqin më shumë vizitorë në pjesën veriore të plazhit të Tales.
Ky projekt vjen si pjesë e angazhimit të Bashkisë Lezhë për të përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe për të mbështetur zhvillimin e turizmit në bregdetin e Lezhës.
Comments
Post a Comment