“Mundësi pa kufi” në teatrin “Migjeni” – Dy motrat Shalari përcollën muzikë dhe emocion në koncertin muziko – teatral


 Në ambientet e hollit të Teatrit “Migjeni” në Shkodër u organizua koncerti muziko-teatral “Mundësi pa kufi”, një aktivitet i veçantë që solli në skenë krijimtarinë e motrave Alda dhe Blerina Shalari.

Dy motrat Shalari, të njohura për talentin dhe përkushtimin e tyre, sollën në një mbrëmje ku muzika dhe fjala e bukur u ndërthurën natyrshëm.

Alda Shalari është autore dhe moderatore e një emisioni për muzikën në Radio Tirana prej më shumë se një dekade, ndërsa Blerina, kompozitore dhe autore e veprave që u interpretuan në këtë koncert.

I ftuar special ishte aktori i Teatrit Kombëtar, Dritan Boriçi, i cili kontribuoi me një interpretim të veçantë.

Në një prononcim për mediat, motrat Shalari shprehën emocionet dhe mirënjohjen për këtë performancë në Shkodër, duke theksuar se arti është mjeti më i bukur për të përcjellë ndjeshmëri, shpresë dhe frymëzim.

Programi i kësaj mbrëmje përfshiu  vepra muziko-teatrale me autorësi të Blerina Shalarit.

Comments

Popular posts from this blog

ARRESTIMET E SPAK NË SHKODËR, 6 PERSONA NË PRANGA

"RRUGËTIME TË PAPRITURA TË JETËS" NE SHKODER

LAJMI I FUNDIT: Konflikt me armë brenda familjes. Qëlloi vëllain, policia në kërkim të autorit