Pjerin Ndreu i kundërpërgjigjet Berishës: “Je llapaqen, spiun dhe vrasës”








 Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar ndaj deklaratave të Sali Berishës, të bëra gjatë hapjes së fushatës elektorale në Lezhë, duke e quajtur atë “llapaqen, spiun dhe vrasës”.

“Sali, të përshëndes nga Kodra e Balldrenit, aty ku ke uzdajën, por do gjesh murtajën!” – shkruan Ndreu, duke ironizuar me ish-kryeministrin.
Ndreu thekson se ai komunikon drejtpërdrejt me qytetarët, ndërsa Berisha “shthur gojën me 1001 shpifje”. “Ke ngatërruar vjedhjen e pronave në kohën tënde, o xhajë! Si nuk pushove duke vjellë vrer, more burrë që po perëndon si mos më keq!” – vijon ai.
Duke e akuzuar Berishën si përçarës dhe komunist, Ndreu nënvizon se nuk ndihet i intimiduar prej tij. “Aq njerëz sa kishte ai sot në shesh nga Mirdita, Kurbini e Lezha, i kisha unë në Kallmet dhe Balldre!” – përfundon kryebashkiaku i Lezhës.

Comments

Popular posts from this blog

ARRESTIMET E SPAK NË SHKODËR, 6 PERSONA NË PRANGA

"RRUGËTIME TË PAPRITURA TË JETËS" NE SHKODER

LAJMI I FUNDIT: Konflikt me armë brenda familjes. Qëlloi vëllain, policia në kërkim të autorit