Po mendoja,nuk largohen për qejf njerëzit nga vendi im
nga Fran Lleshi
Piva kafe në një lokal,kur nxora për të paguar nuk kisha të vogla dhe nxora këtë 5000 lekësh.
Nuk kishte të më kthente kusur dhe më tha të ja jap një herë tjetër. Që të mos harrojmë zbrita tek një market dhe bleva diçka që të thyeja lekët. Kur e pa edhe ai më tha të njëjtën fjalë,nuk kishte dhe tia sillja një herë tjetër,pasi më njihnin. Ika përsëri tek një tjetër dyqan ku mora përsëri diçka kot sa me justifiku thyerjen e pesëmijëshes,por edhe aty e njëjta gjë. Pyeta njerëz rrugës,dikush thoshte se nuk kishte,tjetri i kishte të tilla derisa u futa tek pika e konvertimit dhe mbarova punë. U ktheva duke paguar në tri pikat dhe po mendoja,nuk largohen për qejf njerëzit nga vendi im .
Comments
Post a Comment