Polici që vdiq sot në Prishtinë eshte babai i prezantueses së njohur!

 

Nië zyrtar policor i moshës 47 vjeç ka ndërruar jetë sot rreth orës 14:45 në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë.

Lajmin nga Policia e Kosovës e ka konfirmuar Agron Borovci.

“Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën ‘Ahmet Korenica’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor”, tha ai.

“Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar  po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike”, ka shtuar Borovci.

Prive By Liberta Spahiu ka arritur të konfirmojë që viktima është Alban Tolaj, babai i prezantueses së njohur, Elsa Tolajt.

Ngushëllime familjes!


Comments

Popular posts from this blog

ARRESTIMET E SPAK NË SHKODËR, 6 PERSONA NË PRANGA

"RRUGËTIME TË PAPRITURA TË JETËS" NE SHKODER

LAJMI I FUNDIT: Konflikt me armë brenda familjes. Qëlloi vëllain, policia në kërkim të autorit