Portretet e Marubit në pikturë – Ekspozita e tretë vetjake e piktorit shkodran, Shpëtim Garuci


 Dritëhijet e portreteve të fotografuara nga Dinastia “Marubi” frymëzuan piktorin shkodran, Shpëtim Garuci për ekspozitën më të re vetjake.

Imazhet e njohura historike të rreth një shekulli më parë duket se “ringjallen” në epokën aktuale falë ngjyrave të ndezura dhe mjeshtërisë së realizimit të tyre.

 Garuci i jep shpirtin krijues 44 portreteve duke i bërë ato origjinale dhe jo thjesht riprodhim.

Kuratori, Oltsen Gripshi, shprehet se ekspozita dallon për estetikën e saj.

Punën e bërë nga autori e vlerëson edhe mjeshtri i pikturës, Skënder Strica.

Kjo është ekspozita e tretë për piktorin Shpëtim Garuci dhe vjen pas 7 vitesh nga ajo e fundit.

Prania e shumë vizitorëve ishte një detaj i veçantë i kësaj mbrëmje.

 Ekspozita “Shëmbëllyesi i dritëshkrueseve bardhë e zi të Marubëve në pikturë” do të jetë e hapur deri në datën 16 prill.

Comments

Popular posts from this blog

ARRESTIMET E SPAK NË SHKODËR, 6 PERSONA NË PRANGA

"RRUGËTIME TË PAPRITURA TË JETËS" NE SHKODER

LAJMI I FUNDIT: Konflikt me armë brenda familjes. Qëlloi vëllain, policia në kërkim të autorit