Rrjeti elektrik i amortizuar – Fshati Mali Hebe probleme të vazhdueshme me energjinë elektrike


 Shtylla që rrezikojnë të bien dhe tela korenti që janë gati thuajse përtokë.

Është kjo pamja që të ndjek sapo hyn në rrugën e fshatit Mali Hebe në njësinë administrative Berdicë.

Përveçse kanë krijuar probleme në furnzimin me energji, po bëjnë që banorët e fshatit Mali Hebe, të jetojnë me rrezikun çdo ditë.

Fare lehtë, këta tela mund të shkaktojnë ndonjë tragjedi duke u bërë shkak i rasteve të mundshme fatale në jetë njerëzish.

Ata vuajnë herë pas here problemet e furnizimit me energji, për shkak të amortizimit të rrjetit elektrik shpërndarës dhe natyrisht mungesës së investimeve prej dekadash të tëra.

Sipas tyre, është shumë e nevojshme që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë për të riparuar rrjetin elektrik që furnizon me energji rreth 200 familje të këtij fshati.

Amortizimi i rrjetit elektrik vijon të jetë një problem jo vetëm në këtë njësi, por edhe në shumë të tjera që bëjnë pjesë në bashkinë e Shkodrës.

Comments

Popular posts from this blog

ARRESTIMET E SPAK NË SHKODËR, 6 PERSONA NË PRANGA

"RRUGËTIME TË PAPRITURA TË JETËS" NE SHKODER

LAJMI I FUNDIT: Konflikt me armë brenda familjes. Qëlloi vëllain, policia në kërkim të autorit