Rruga e fshatit turistik të Thethit në Shkodër rrezikon të bllokohet nga gurët e mëdhenj që bien çdo ditë


 Rruga e fshatit turistik të Thethit në Shkodër rrezikon të bllokohet nga gurët e mëdhenj që bien çdo ditë në atë aks, teksa është edhe rrezik për jetën e banorëve dhe turistëve të shumtë që shkojnë atje çdo ditë.


Që prej datës 8 mars të këtij viti kjo rrugë është pa mirëmbajtje për shkak se firmës nënkontraktore i ka mbaruar kontrata me ARRSH.

Autoriteti rrugor ka nisur procedurat për kontratën e re por tenderi është apeluar.

Drejtuesit e automjeteve shprehen se vitin e fundit ai aks rrugor si asnjëherë më parë është mbajtur i hapur.

Ditët e fundit, rruga e Thethit ka pasur probleme nga reshjet e borës, ndërsa aktualisht në shumë vende rrëshqitja e gurëve po kthehet në një rrezik serioz.

Comments

Popular posts from this blog

Bashkëpunim Shkodër – Ulqin / Gjuraj: Prioritet tërheqja e nxënësve nga Ulqini

Tërbuni Boks rremben 3 fitore sonte ne turneun “ROUMBLE IN THE JUNGLE BOXING”. (Çermeli, Gjoni, Lazri )

Bimët dekorative – Zona e Dajçit eksportuese në të gjithë Ballkanin.