Sipërmarrja që po frenon emigrimin – Kultivimi i bimëve dekorative në zonën e Dajçit ka sjellë një model të ri zhvillimi


 Prej më shumë se një dekade, zona e Dajçit në Bashkinë e Shkodrës është shndërruar në një qendër të rëndësishme të kultivimit të bimëve dekorative në veri të vendit.

Banorë të zones, që kanë emigruar në Itali, kanë sjellë përvojën e tyre në sektorin e bujqësisë dekorative, duke e kthyer në një biznes fitimprurës në vendlindje.

 Administratori i njësisë së Dajçit thekson se mbështetja nga shteti është jetike për të forcuar këtë sipërmarrje, e cila ka dhënë rezultate konkrete në zhvillimin ekonomik të zonës dhe ka ndihmuar në frenimin e emigrimit të banorëve.

Pavarësisht suksesit, fermerët po përballen me vështirësi.

 Tregu i shitjes është ngushtuar gjatë dy viteve të fundit, duke sjellë pasiguri për të ardhmen e kësaj veprimtarie.

Tregu kryesor i bimëve decorative, që kultivohen ne zonën e Dajçit, mbetet Kosova dhe vendet e rajonit, ku çdo vit eksportohen mbi 100 mijë fidanë.

 Ky aktivitet ka luajtur një rol të rëndësishëm në ringjalljen ekonomike të zonës, e cila për vite me radhë është përballur me përmbytje të shpeshta që kanë dëmtuar  bujqësinë tradicionale.

Comments

Popular posts from this blog

ARRESTIMET E SPAK NË SHKODËR, 6 PERSONA NË PRANGA

"RRUGËTIME TË PAPRITURA TË JETËS" NE SHKODER

LAJMI I FUNDIT: Konflikt me armë brenda familjes. Qëlloi vëllain, policia në kërkim të autorit