Zjarr pranë Parkut Kombëtar, flakët përparojnë nga erërat e forta


 Një zjarr ka përfshirë një hapësirë në shpatin e malit pranë Parkut Kombëtar të Llogorasë, në qarkun e Vlorës. Flakët janë përhapur në një zonë të mbjellë me pisha dhe bimësi karakteristike të territorit, duke rrezikuar seriozisht ekosistemin natyror të parkut.

Burime bëjnë me dije se për shkak të terrenit të thyer, ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është tepër e vështirë. Situata është përkeqësuar edhe më tej nga era e fortë, e cila po ndihmon përhapjen e flakëve në drejtim të zonave të tjera pyjore.

Deri në këto momente, nuk raportohet për ndërhyrje nga zjarrfikëset e Vlorës apo të Orikumit. Shqetësim përbën përhapja e mundshme të zjarrit drejt parkut kombëtar.

Comments

Popular posts from this blog

Bashkëpunim Shkodër – Ulqin / Gjuraj: Prioritet tërheqja e nxënësve nga Ulqini

Tërbuni Boks rremben 3 fitore sonte ne turneun “ROUMBLE IN THE JUNGLE BOXING”. (Çermeli, Gjoni, Lazri )

Bimët dekorative – Zona e Dajçit eksportuese në të gjithë Ballkanin.