Atletikë, Franko Burraj vendos rekord të ri kombëtar
Franko Burraj vendos rekordin e ri Kombëtar në garën e 400m në atletikë. Sportisti shkodran ka shkëlqyer në Kupën e Shqipërisë, zhvilluar në qytetin e Shkodrës, me pjesëmarrjen e 8 skuadrave për femra e meshkuj.
Franko Burraj në garën e 400m për meshkuj, përmirësoi rezultatin e tij të mëparshëm, duke e zbritur kohën nga 46:16 në 46:14.
Franko Burraj u shpall sportisti më i mirë i aktivitetit për meshkuj, ndërsa për femra u shpall Iljana Beqiri e Tiranës, e cila po në garën e 400m vendosi kohën 56:16.
Përsa i përket renditjes ekipore, Skënderbeu u shpall fitues për femra me 89 pikë dhe Vllaznia për meshkuj më 192 pikë.
Comments
Post a Comment