Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë / Edicioni i 63-të do të mbahet me 30 dhe 31 maj, finalja më 1 qershor


 Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë në Shkodër shënon këtë vit edicionin e 63-të, dhe vjen me një risi të rëndësishme: fituesi i grupmoshës 9-14 vjeç do të përfaqësojë Shqipërinë në skenën prestigjioze të “Eurosong Junior Contest”.

Spektakli i shumëpritur do të mbahet në datat 30 dhe 31 maj, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet më 1 qershor, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, në sheshin përpara Teatrit “Migjeni” në Shkodër.

Në këtë edicion pritet të konkurrojnë rreth 30 këngë, me pjesëmarrës nga Shkodra dhe trevat e tjera shqiptare, duke krijuar një atmosferë të gjallë artistike e të mbushur me zëra të rinj e premtues. Përgatitjet kanë kohë që kanë nisur.

Ky festival, tashmë i njohur për traditën dhe cilësinë artistike, mbetet një platformë e rëndësishme për zbulimin e talenteve të reja në muzikën për fëmijë.

Comments

Popular posts from this blog

ARRESTIMET E SPAK NË SHKODËR, 6 PERSONA NË PRANGA

"RRUGËTIME TË PAPRITURA TË JETËS" NE SHKODER

LAJMI I FUNDIT: Konflikt me armë brenda familjes. Qëlloi vëllain, policia në kërkim të autorit