“Higjiena kibernetike në shkolla” – Aktiviteti nisi me shkollën “Oso Kuka”
Në një realitet ku fëmijët tanë jetojnë në botë fizike dhe virtuale njëkohësisht, siguria digjitale është kthyer në një emergjencë arsimore dhe sociale. Për t’i paraprirë këtyre sfidave, në shkollën “Oso Kuka” u mbajt konferenca “Higjiena Kibernetike në Shkolla” – një nismë që synon të nxisë ndërgjegjësim dhe të sjellë zgjidhje konkrete për mbrojtjen e fëmijëve në mjedisin online.
Kjo konferencë u organizua nga aspirantet për drejtore të shkollave Anila Kola, Arlinda Nikolli dhe Jonida Prenga, në bashkëpunim të ngushtë me ekspertin e IT-së Kevin Locaj.
“Siguria kibernetike është pjesë e sigurisë kombëtare – dhe shkolla është pika e parë ku ajo duhet të nisë.” – ky ishte një nga mesazhet më të fuqishme të konferencës, që pritet të hapë rrugën për politika dhe praktika më të avancuara në mbrojtje të fëmijëve tanë në mjediset digjitale.
Pjesë e bashkëpunimit ishin edhe mësuesit, prindërit dhe nxënësit e shkollës “Oso Kuka”.
Comments
Post a Comment