Kryeministri Edi Rama: Investimet në veri janë më të mëdha se të gjitha qeveritë e kaluara.


 Në një fjalim të mbajtur këtë të dielë në Shkodër, Kryeministri Edi Rama theksoi se investimet e qeverisë në veriun e Shqipërisë kanë qenë më të mëdha se të gjitha investimet e qeverive të kaluara së bashku.

“Çfarë kemi bërë ne për veriun nuk është bërë nga qeveritë e tjera më parë. Të gjitha akset për të hapur veriun ndaj turizmit i kemi ndërtuar ne,” tha Rama, duke nënvizuar se këto investime kanë transformuar infrastrukturën e veriut dhe kanë kontribuar në zhvillimin e turizmit.
“Falë Benetit, janë të gjitha këto akset e asfaltuara, 315 km rrugë të brendshme të qarkut në një dekadë,” shtoi Kryeministri, duke vlerësuar punën e Benet Beci-t, i cili ka luajtur një rol kyç në realizimin e këtyre projekteve. Ai gjithashtu theksoi se asnjë qeveri tjetër nuk mund të krahasohet me arritjet e kësaj qeverie në veriun e Shqipërisë.
“Le t’i nxjerrin çfarë kanë bërë në çerek shekulli të tjerët,” – përfundoi Rama, duke bërë krahasime mes punës së kësaj qeverie dhe asaj të të kaluarës.

Comments

Popular posts from this blog

ARRESTIMET E SPAK NË SHKODËR, 6 PERSONA NË PRANGA

"RRUGËTIME TË PAPRITURA TË JETËS" NE SHKODER

LAJMI I FUNDIT: Konflikt me armë brenda familjes. Qëlloi vëllain, policia në kërkim të autorit