Kryeministri Spajic: Mali i Zi drejt vendimit për futjen e orarit të punës 7 orësh.


 Mali i Zi është pranë një vendimi për futjen e orarit të punës shtatë-orësh. Ka qenë ky njoftimi i dhënë nga kryeministri Milojko Spajic, i cili shtoi se ky vendim do të ishte në favor të punonjësve dhe sindikatave.

“Pas një shqyrtimi të gjerë se si të gjejmë një model që do të kënaqte si sindikatat ashtu edhe punëdhënësit, mund të themi se jemi afër një zgjidhjeje në lidhje me futjen e orarit shtatëorësh të punës”, tha Spajic.

Kryeministri malazez tha se në fillim të javës së ardhshme, Ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Naida Nišić, do të udhëheqë diskutimet në kuadër të dialogut social me përfaqësuesit e sindikatave dhe punëdhënësve, ku, siç theksoi ai, do të kristalizohet versioni përfundimtar i kësaj reforme.

Comments

Popular posts from this blog

ARRESTIMET E SPAK NË SHKODËR, 6 PERSONA NË PRANGA

"RRUGËTIME TË PAPRITURA TË JETËS" NE SHKODER

LAJMI I FUNDIT: Konflikt me armë brenda familjes. Qëlloi vëllain, policia në kërkim të autorit