Largohen barakat e romëve / Projekti për rikualifikimin e hyrjes së Shkodrës është përqëndruar pranë By-Pass-it


 Prej disa javësh puna për rikualifikimin e hyrjes së qytetit të Shkodrës është përqëndruar pranë By Pass- it ku po bëhet e mundur sistemimi i zonës ku prej shumë vitesh kanë qëndruar banorët e komunitetit rom.

Momentalisht është duke u pastruar sheshi pranë Byj Pass-it, për t’i hapur rrugë zbatimit të projektit të FSHZH.

 Zamir Lezha bashkë më tre anëtarët e familjes është i vetmi  që ka qëndruar nga 60 familje që ishin më parë.

Ai thotë se do të qëndrojë edhe për pak ditë, e më pas do të zhvendoset në një zonë tjetër të qytetit.

Investimi që po realizohet nga FSHZH për transformimin e plotë të hyrjes së qytetit të Shkodrës kap vlerën e 5 milion eurove.

Ky projekt parashikon edhe rikualifikimin e bregut perëndimor të liqenit të Shkodrës.

Comments

Popular posts from this blog

Bashkëpunim Shkodër – Ulqin / Gjuraj: Prioritet tërheqja e nxënësve nga Ulqini

Tërbuni Boks rremben 3 fitore sonte ne turneun “ROUMBLE IN THE JUNGLE BOXING”. (Çermeli, Gjoni, Lazri )

Bimët dekorative – Zona e Dajçit eksportuese në të gjithë Ballkanin.