“Motra Tone” në një dokumentar – Regjisori nga Kosova po realizon projektin me pasardhësit e kësaj figure


 “Motra Tone”, kryevepra e piktorit Kolë Idromeno, përbën një nga portretet më të njohura të artit shqiptar.

 E njohur ndryshe edhe si “Monalisa e Shqipërisë”, kjo vepër ikonike është ekspozuar këto ditë në Galerinë e Arteve në Shkodër, duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve dhe studiuesve të artit.

Së fundmi, për figurën e motrës së vetme të piktorit shkodran, po përgatitet një dokumentar nga regjisori Vranin Gecaj nga Kosova.

Ai ka zgjedhur pikërisht  “Motrën Tone” si boshtin tematik të projektit të tij të fundit.

Regjisori Gecaj thekson se projekti ka për qëllim të hedhë dritë mbi rrënjët familjare dhe shpirtërore të këtij portreti, duke zbuluar anë të panjohura për publikun e gjerë.

Xhirimet janë realizuar si në Kosovë ashtu edhe në Shkodër, në vendet ku historia dhe kujtesa vizuale e “Motrës Tone” mbartin ende jehonën e kohës.

Dokumentari pritet të shfaqet së shpejti në ekran dhe festivale arti.

Comments

Popular posts from this blog

ARRESTIMET E SPAK NË SHKODËR, 6 PERSONA NË PRANGA

"RRUGËTIME TË PAPRITURA TË JETËS" NE SHKODER

LAJMI I FUNDIT: Konflikt me armë brenda familjes. Qëlloi vëllain, policia në kërkim të autorit