Nis regjistrimi dhe hipotekimi i pronave – Malësia e Madhe i ndau pronat sipas “kufijve të vjetër”
Bashkia Malësi e Madhe ka nisur procesin e regjistrimit fillestar të pronave dhe hipotekimin e tyre.
Për të sqaruar procedurat që duhen ndjekur, po zhvillohen takime në njësi të ndryshme administrative, ku përveç kryebashkiakut Tonin Marinaj, është i pranishëm edhe Florian Shima, përfaqësues i kompanisë që do të implementojë projektin 1- vjeçar të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës.
Ky proces, jo vetëm do të bëjë pronarë faktikë zotëruesit e pronave, por do të sjellë përfitime të shumta në vënien në eficencë të tyre për biznese të ndryshme, duke nisur nga agroturizmet.
Në Malësinë e Madhe, pavarësisht ligjit 7501, me mirëkuptim mes banorëve, pronat u ndanë tek “kufijtë e vjetër”, bazuar tek trashëgimia e të parëve.
Përmes këtij procesi, synohet që pronat të regjistrohen, hipotekohen dhe të nisë shfrytëzimi i tyre ligjor.
Comments
Post a Comment