Sezoni turistik, masa për sigurinë e mjedisin – ADZM Shkodër: Bashkëpunimi me operatorët turistikë, prioritet për mbarëvajtje


 Bashkëpunimi me operatorët turistikë është një nga prioritetet kryesore të Administratës së Zonave të Mbrojtura (ADZM) në qarkun e Shkodrës për sezonin turistik të këtij viti.

Ky bashkëpunim konsiderohet veçanërisht i domosdoshëm me agjencitë turistike që ofrojnë ture malore, me qëllim orientimin e duhur të vizitorëve dhe shmangien e incidenteve të mundshme.

Në qendër të vëmendjes së bashkëpunimit të ADZM-së, si me operatorët turistikë ashtu edhe me strukturat vendore, është ruajtja e mjedisit në zonat e mbrojtura. Përmes një qasjeje të koordinuar, synohet garantimi i zhvillimit të qëndrueshëm turistik, duke mbrojtur njëkohësisht natyrën dhe biodiversitetin e këtyre zonave.

Për të përmirësuar menaxhimin e turizmit në zonat e mbrojtura, ADZM Shkodër ka planifikuar shtimin e zyrave të informacionit turistik.

Krahas zyrave në Velipojë dhe Theth, këtë sezon një pikë e re informacioni për turistët do të hapet edhe në Lepushë të Kelmendit, një nga destinacionet e preferuar për turizmin malor.

Comments

Popular posts from this blog

Bashkëpunim Shkodër – Ulqin / Gjuraj: Prioritet tërheqja e nxënësve nga Ulqini

Tërbuni Boks rremben 3 fitore sonte ne turneun “ROUMBLE IN THE JUNGLE BOXING”. (Çermeli, Gjoni, Lazri )

Bimët dekorative – Zona e Dajçit eksportuese në të gjithë Ballkanin.