Trotuaret e dëmtuara / Në zonën pranë Spitalit Rajonal Shkodër, gjendja paraqitet shqetësuese


 Trotuaret në rrugët e Shkodrës kanë pësuar dëmtime të shumta gjatë viteve.

 Në këtë zone, në afërsi të Spitalit Rajonal, gjendja paraqitet sikurse shikohet në këto pamje.

Kalimi në to është një mision i vështirë për qytetarët.

Në të dy anët e rrugës pllakat e trotuareve janë hequr, duke krijuar gropa në rrugë të cilat vështirësojnë lëvizjen .

Nëse kalon në këtë zonë duhet të jesh i kujdeshëm, sepse, duke ecur në rrugë rrezikohesh nga automjetet.

Para disa muajsh, Bashkia Shkodër nisi punën për rikonstruksionin e trotuareve në rrugët e qytetit.

Punimet nisën  fillimisht në bulevardin “Zogu i Parë,” nga Parruca në lagjen Xhabije.

Sipas burimeve nga Bashkia Shkodër mësohet se, Ndërmarrja e Shërbimeve dhe Punëve Publike ka hartuar një plan ndërhyrjeje për zonat më problematike të qytetit, ku ka pasur dëmtime të vazhdueshme ndër vite në hapësirat për këmbësorët.

Falë këtij plani ndërhyrjeje, pritet një përmirësim i ndjeshëm në aksesin e këmbësorëve në hapësirat e dedikuara për ta.

Comments

Popular posts from this blog

ARRESTIMET E SPAK NË SHKODËR, 6 PERSONA NË PRANGA

"RRUGËTIME TË PAPRITURA TË JETËS" NE SHKODER

LAJMI I FUNDIT: Konflikt me armë brenda familjes. Qëlloi vëllain, policia në kërkim të autorit