(VIDEO) Tinguj Folklorik të Qarkut Shkodër”, permes një albumi sjell në vëmendje çaste të paharrueshme...


  “Tinguj Folklorik të Qarkut Shkodër”, permes një albumi sjell në vëmendje çaste të paharrueshme artistike, por shërben edhe si një dëshmi e gjallë e trashëgimisë folklorike të rajonit.

Ky botim, i mbështetur nga Këshilli i Qarkut Shkodër, dokumenton pjesëmarrjen e Ansamblit Folklorik të këtij qarku në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës.

Shkodra, e njohur për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në fushën e folklorit, ka qenë dhe mbetet një nga qendrat më të rëndësishme të kulturës tradicionale shqiptare.

Ky album vjen si një shprehje mirënjohjeje për artistët dhe grupet folklorike që kanë përfaqësuar me dinjitet dhe krenari qarkun Shkodër, duke e bërë folklorin të ndihet i gjallë dhe i afërt me çdo brez.

E konceptuar si një festë, ky promovim solli edhe interpretime artistike të grupeve të bashkive Malësi e Madhe, Vau Dejës, Pukë, Fushë Arrëz dhe Shkodër

Comments

Popular posts from this blog

ARRESTIMET E SPAK NË SHKODËR, 6 PERSONA NË PRANGA

"RRUGËTIME TË PAPRITURA TË JETËS" NE SHKODER

LAJMI I FUNDIT: Konflikt me armë brenda familjes. Qëlloi vëllain, policia në kërkim të autorit