ZGJEDHJET/ KQZ CERTIFIKON EDHE REZULTATET E KATËR QARQEVE


 Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve certifikon rezultatet për 4 qarqe të tjera të vendit pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në seancën e sotme publike (23 maj), KQZ e drejtuar nga Ilirjan Celibashi, miratoi tabelat përmbledhëse të rezultateve për subjektet zgjedhore dhe kandidatët, për deputet në katër zona zgjedhore. Në tre prej qarqeve njihet fitorja e socialistëve; Vorë, Gjirokastër dhe Fier, kurse në njërin, Lezhë, fitorja e ngushtë e demokratëve. rezultati në këto qarqe doli 27 mandate PS dhe 12 PD-ja, asnjë forcat e tjera.

Në Vlorë bie në sy diferenca me mbi 40 mijë vota e socialistëve ndaj aleancës opozitare, ku u morën 9 mandate dhe në Fier me rreth 80 mijë vota, që u siguroi edhe 12 mandate.

Në Lezhë e majta e humbi garën poër përmbysje rezultati me më pak se 100 vota (4 me 3 në mandate në favor të PD), kurse në Gjirokastër një diferencë me 17 mijë vota në favor të socialistëve, që u dha edhe 3 mandate, kundrejt 1 të PD.

Ditën e djeshme (22 maj) Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi rezultatin e 4 qarqeve të para, me Tabelat Përmbledhëse të Rezultatit për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në Dibër, Shkodër, Korçë dhe Berat, ku përsëri PS-ja dominoi në tre prej tyre dhe vetëm në Shkodër doli e dyta pas PD vetëm me një mandat diferencë.

Aktualisht kanë mbetur për t’u certifikuar edhe tabelat e 4 qarqeve të fundit: Elbasan, Durrës, Tiranë dhe Kukës.

Comments

Popular posts from this blog

ARRESTIMET E SPAK NË SHKODËR, 6 PERSONA NË PRANGA

"RRUGËTIME TË PAPRITURA TË JETËS" NE SHKODER

LAJMI I FUNDIT: Konflikt me armë brenda familjes. Qëlloi vëllain, policia në kërkim të autorit