Posts

Bashkëpunim Shkodër – Ulqin / Gjuraj: Prioritet tërheqja e nxënësve nga Ulqini

Image
  Një tjeter bashkëpunim mes universitetit të Shkodres dhe shkollës së mesme “Vëllazërim – Bashkim” Ulqin. Këtë herë bashkëpunimi erdhi përmes artit. Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” Tonin Gjuraj tha se krahas bashkëpunimeve të shumta prioritet mbetet tërheqja e studenteve nga Mali i Zi. Në një atmosferë frymëzuese bashkëpunimi kulturor aktiviteti vijoi me një koncert artistik ku protagonist ishin vetë nxënësit.

Largohen barakat e romëve / Projekti për rikualifikimin e hyrjes së Shkodrës është përqëndruar pranë By-Pass-it

Image
  Prej disa javësh puna për rikualifikimin e hyrjes së qytetit të Shkodrës është përqëndruar pranë By Pass- it ku po bëhet e mundur sistemimi i zonës ku prej shumë vitesh kanë qëndruar banorët e komunitetit rom. Momentalisht është duke u pastruar sheshi pranë Byj Pass-it, për t’i hapur rrugë zbatimit të projektit të FSHZH.  Zamir Lezha bashkë më tre anëtarët e familjes është i vetmi  që ka qëndruar nga 60 familje që ishin më parë. Ai thotë se do të qëndrojë edhe për pak ditë, e më pas do të zhvendoset në një zonë tjetër të qytetit. Investimi që po realizohet nga FSHZH për transformimin e plotë të hyrjes së qytetit të Shkodrës kap vlerën e 5 milion eurove. Ky projekt parashikon edhe rikualifikimin e bregut perëndimor të liqenit të Shkodrës.

(VIDEO) Lezha çel zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025

Image
  Lezha çel zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025 me një aktivitet festiv në Shëngjin, ku u ndërthurën kultura, muzika dhe promovimi i pasurive turistike të zonës

Në Galerinë “Oda” u hap ekspozita “Prekje dhe Kujtesë” e artistes kosovare Laura Sllamniku Kryeziu.

Image
  Në Galerinë “Oda” në Shkodër u hap ekspozita “Prekje dhe Kujtesë” e artistes kosovare Laura Sllamniku Kryeziu, me punime qeramike. Kjo teknikë e rrallë kërkon pjekje deri në 1200°C dhe ka tërhequr shumë vizitorë.

Myftinia Shkodër nis aktivitetet kushtuar haxhilerëve / Mbi 100 besimtarë do trajnohen për kryerjen e Haxhit.

Image
  Xhamia “Ebu Bekër” mbushet me emocionet e haxhilerëve të Shkodrës Myftinia Shkodër ka nisur javën e aktiviteteve kushtuar haxhilerëve shkodranë të vitit 144/2025. Nga xhamia “Ebu Bekër”, që ishte përzgjedhur si stacioni i parë i këtij vargu aktivitetesh, u dhanë mesazhe me vlerë, këshilla të shoqëruara me emocione të mëdha dhe mësime të dobishme për haxhilerët e këtij viti. I ftuar i veçantë i kësaj tribune fetare ishte Myftiu i Tiranës, Imam Bilal Teqja. Pas fjalës së mbajtur nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i cili iu drejtua haxhilerëve me disa këshilla dhe mesazhe të mbushura me emocione, që nuk fshiheshin, fjala i kaloi Myftiut të Tiranës, i cili dha disa mesazhe me vlerë për haxhilerët shkodranë të këtij viti. Në fjalën e tij, Myftiu i Tiranës vuri theksin te madhështia e Haxhit dhe historia shekullore e këtij adhurimi, që lidhet me emrin e madh të Hz. Ibrahimit (a.s) dhe porosinë hyjnore për t’i ftuar besimtarët për kryerjen e Haxhit vit pas viti. Nëpërmjet sh...

Ndahen çmimet e festivalit “Gegnisht” – Risia e këtij viti: Çmimi “Sami Repishti”

Image
  Në një oborr tipik shkodran, në banesën e familjes Repishti, mbrëmjen e së shtunës u zhvillua ceremonia përmbyllëse e edicionit të katërt të Festivalit të Krijimtarisë Letrare “GEGNISHT”. Dhjetëra pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi konkurruan me krijimet e tyre, për çmime që mbajnë emrat e disa prej figurave më të shquara të letërsisë gege. Juria vlerësoi me çmimin “Arshi Pipa” për esenë më të mirë pedagogun e letërsisë në Universitetin e Shkodrës, Gëzim Puka. Çmimi “Gjon Shllaku” për përkthimin më të mirë iu dha përkthyesit nga Kosova, Agim Morina. Në prozë, çmimi “Ernest Koliqi” shkoi për shkrimtarin shkodran Artur Baku. Poetja nga Maqedonia e Veriut, Nurie Emrullahu, u vlerësua me çmimin “Ndre Mjeda” për poezinë më të mirë. Risia e këtij edicioni ishte çmimi “Sami Repishti”, në nder të një tjetër emri të shquar të letrave shqipe në gegnisht. Ky çmim iu dha studiueses Diana Kastrati, për kontributin e saj në fushën e kërkimeve letrare. Sipas org...

Bimët dekorative – Zona e Dajçit eksportuese në të gjithë Ballkanin.

Image
  Në dekadën e fundit, banorët e Dajçit kanë braktisur bujqësinë, teksa punishtet e tyre jane përqendruar në kultivimin e bimëve dekorative. Ylli Kolaj tregon se pasionin për bimët e ka kthyer në profesion dhe prej 8 vitesh eksporton në të gjithë Ballkanin bimë dekorative. Kur nisi të merrej me bimë dekorative kishte vetëm disa lloje, ndërsa sot është kthyer në një nga furnizuesit kryesor. Vështirësia më e madhe është gjetja e punëtorëve.  Të moshuarit e zonës janë disa prej të punësuarve sezonal. Ata tregojnë se të meresh me bimë dekorative është pasion, e nga ana tjetër këto të ardhura u vijnë në ndihmë për nevojat që ata kanë. Bimët dekorative  edhe nese mbesin stok nuk prishen, duke u dhënë mundësi fermerëve të zonës për shitje vit pas viti. Tregu kryesor i bimëve dekorative që kultivohen ne zonën e Dajçit mbetet Kosova dhe vendet e rajonit, ku çdo vit eksportohen mbi 100 mijë fidanë.