Murale që transformojnë qytetin – Një ligjëratë frymëzuese në Universitetin e Shkodrës

Ndikimi i muraleve në transformimin urban ishte tema e një ligjërate të mbajtur në Universitetin e Shkodrës, në prani të studentëve dhe pedagogëve të departamentit te arteve. Ligjërata u mbajt nga Lebibe Topalli Shabani, dekania e Fakultetit të Arteve në Universitetin e Ferizajt, dhe njëherazi autore e dhjetëra muraleve të realizuara në Kosovë, kryesisht në qytetin e Ferizajt, i cili numëron mbi 200 murale artistike Kjo vizitë dhe prezantimi në Universitetin e Shkodrës u realizua në kuadër të bashkëpunimit mes departamenteve të arteve të dy universiteteve, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe nxitjen e bashkëpunimeve të mëtejshme në fushën e artit pamor. Shkëmbimi i përvojave dhe bashkëpunimi mes artistëve që ushtrojnë këtë gjini artistike, brenda dhe jashtë kufijve, vlerësohet si një mundësi për avancimin profesional dhe inkurajimin e brezit të ri drejt kësaj rryme të artit bashkëkohor Në Shkodër, arti i muraleve ka njohur një zhvillim të ndjeshëm, sidomos gjatë dy dekadave të f...