Posts

Showing posts from April, 2025

KOHE ME VOTU: Shtoji i Ri probleme me ujin – Banorët: Janë shtrirë tubacionet, ende pa rezultat

Image
  Banorët e fshatit Shtoj i Ri në njësinë administrative Rrethina prej dekadash po përballen me një problem serioz, që ka të bëjë me ujin e pijshëm. Sipas banorëve është kryer një investim, që konsiston në vendosjen e tubacioneve të ujit të pijshëm, por situata vazhdon pothuajse e ngjashme, uji i pijshëm vjen me orare të reduktuara,  shprehen banorët. Ndonjë sasi e vogël e ujit që arrijnë të sigurojnë nga puset në disa zona është totalisht i pakonsumueshëm për shkak të papastërive që mbart ndaj banorët detyrohen ta blejnë pavarësisht kostos që ka. Banorët në fshatin Shtoj i Ri presin që kjo situatë të zgjidhet lidhur me ujin e pijshëm, pasi po vuajnë prej vitesh.

Veprat e Idromenos dhe Simon Rrotës – Bisedë publike në Galerinë e Arteve të Shkodrës mbi rëndësinë e restaurimit të tyre

Image
  Në ambientet e Galerisë së Arteve në Shkodër u zhvillua këtë mërkurë një bisedë publike me temë artin figurativ shqiptar dhe restaurimin e veprave të trashëgimisë sonë kulturore. I ftuar ishte Olsi Laska, Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, i cili ndau gjatë komunikimit të tij, procesin restaurues të disa prej veprave më të njohura të piktorëve shkodranë, si Kolë Idromeno, Simon Rrota dhe Zef Kolombi. Laska thekson më tej rëndësinë e ruajtjes së këtyre pasurive kombëtare. Në këtë takim u theksua edhe kontributi i artistëve shkodranë të shekullit XX në formësimin e artit figurativ shqiptar.  E pranishme në këtë bisedë ishte edhe studiuesja Suzana Varvarica Kuka.  Aktiviteti mblodhi artistë, studentë dhe dashamirës të artit.

IU DËRGUA ZARFI BOSH, KQZ RIDËRGON FLETËT E VOTIMIT PËR 6 EMIGRANTË, NDRYSHON QR KODI PËR SIGURI

Image
  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të ridërgojë dokumentacionin zgjedhor për 6 votues shqiptarë jashtë vendit, të cilëve më herët u ishte dërguar zarfi bosh, pa fletë votimi. Votuesit ndodhen në Itali. ku janë 2 prej tyre, në Gjermani, Francë, Greqi dhe Shtetet e Bashkuara. Sipas vendimit, në zarfin B të ridërguar do të vendoset një QR Code i ri, i ndryshëm nga ai i mëparshmi, për të garantuar sigurinë dhe identifikimin e saktë të procesit. Rasti i ridërgimit do të shënohet në një procesverbal të veçantë nga Drejtoria e Votimit nga Jashtë, i cili më pas do të dorëzohet në protokollin zyrtar të KQZ-së. ‘Ridërgimin e dokumentacionit zgjedhor për zgjedhësit, sipas listës që i bashkëlidhet këtij vendimi. QR Code i cili vendoset në zarfin B që do t’ju dërgohet këtyre zgjedhësve, duhet të jetë i ndryshëm nga ai që përmbante zarfi B i dërguar më parë. Për këta zgjedhës do të administrohet vetëm dokumentacioni zgjedhor i ridërguar. Drejtoria përgjegjëse për votimin nga jashtë shë...

Hetimi i krimeve zgjedhore, Celibashi: Ka vëmendje të shtuar, në ditët në vijim...

Image
  Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka komentuar për herë të parë kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA. Në një konferencë për mediat, Celibashi pohoi se PD nuk ka detyrim ligjor që të depozitojë në KQZ kontratën para zgjedhjeve, por deri në 60 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. I pyetur për detaje mbi hetimin e krimeve zgjedhore, Celibashi preferoi t’u qëndronte deklaratave të mëhershme, por theksoi se në ditët në vijim mund të ketë informacione më konkrete dhe të detajuara. Megjithatë, ai vuri në dukje se ka një vëmendje të shtuar në lidhje me problematikën e krimeve zgjedhore, gjë që ai e cilësoi si pozitive. “Në ditët në vijim mund të ketë informacione më konkrete dhe të detajuara por ka vëmendje të shtuar në lidhje me këtë problematikë”, tha ai. “Partitë politike kanë detyrim që të depozitojnë në KQZ të ardhurat dhe shpenzimet jo më vonë se data 31 mars e vitit pasardhës. Kurse koalicionet jo më vonë se 60 dit nga shpallja e rezultatit zg...

65-vjetori i Televizionit Shqiptar, Ketrin Gjoçaj dhe Tom Therçaj: Aset i çmuar kombëtar

Image
  Televizioni Shqiptar feston sot 65-vjetorin e nisjes së transmetimeve, duke shënuar një prej gurëve kilometrikë më të rëndësishëm në historinë e medias dhe jetës publike në Shqipëri. Përgjatë dekadave, RTSH ka qenë shtëpia e programeve të rëndësishme kulturore, artistike, informuese dhe edukative, duke u kthyer në një “shkollë” për shumë brezash gazetarësh, regjisorësh, aktorësh dhe prezantuesish. Në kuadër të përvjetorit, dy nga figurat ikonike të këtij institucioni ndanë kujtimet dhe përvojat e tyre për RTSH 24, duke vlerësuar rolin historik dhe misionin e pandërprerë të televizionit publik. Tom Therçaj, gazetar me mbi 40 vjet përvojë në Televizionin Shqiptar, kujtoi fillimet në vitin 1982 kur transmetimet realizoheshin me film, krahasuar me teknologjinë bashkëkohore të sotme. “Fillimet e punës time ishin në 1982 kur atëherë kemi filluar të xhirojmë me film dhe sot kemi teknologjinë bashkëkohore. Është një hark kohor që përmbledh një periudhë transformimi i transmetimit. Profes...

Rita, artizania e veçantë – Me grep e shtiza ajo ruan gjallë traditën në çdo punim

Image
  Në një kohë kur teknologjia duket se ka zënë çdo hapësirë të jetës sonë, ka ende njerëz që mbajnë gjallë traditën e punimeve me dorë.  Një prej tyre është Rita, një grua e palodhur, që me dashuri dhe përkushtim krijon veshje dhe çanta unike duke përdorur grep dhe shtiza. Për Ritën, puna me grep dhe shtiza nuk është vetëm një mënyrë për të fituar të ardhura, por mbi të gjitha një mënyrë për të ruajtur dhe përcjellë traditën tek brezat e rinj. Në duart e Ritës fijet e thjeshta shndërrohen në vepra të vogla arti, që mbajnë gjallë jo vetëm traditën, por edhe pasionin për punën me dorë ,një thesar i çmuar që nuk duhet humbur.

“Gjurmë të Postës – Libri i autorit Fadil Smajlaj “thyen” edhe kufijtë konvencionalë mes shqiptarëve

Image
  Libri “Gjurmë të Postës në trojet Shqiptare 1800-1944”, i autorit Fadil Smajlaj është promovuar edhe në qytetin e Ulqinit. Të ftuar në këtë event të rëndësishëm për qytetin shqiptar bregdetar në Malin e Zi  ishin autoritete në dy anët e kufirit,  por edhe drejtues të Postës Shqiptare në vite, në nivel lokal dhe kombëtar. I mbështetur në dokumente historike, foto të shumta arkivore, ky libër jep informacion të plotë dhe mjaft të detajuar për shërbimin postar në periudhën 1800-1944. Në libër përshkruhen përpjekjet e shumta të shumë figurave, të cilët ishin një gur themeli i madh në funksionimin e Postës Shqiptare. Ai  plotëson më së miri, një pjesë të rëndësishme, të një institucioni si Posta Shqiptare, ku në mënyrë kronologjike jepen ngjarje historike, personazhe e figura të cilët kanë qenë rrugëtues të shërbimit në Postën Shqiptare.

Fermerët dhe tregtarët e mishit në tregun e Shtojit theksojnë se bagëtitë e zonave malore të Shkodrës janë...

Image
  Fermerët dhe tregtarët e mishit në tregun e Shtojit theksojnë se bagëtitë e zonave malore të Shkodrës janë të sigurta, duke u kontrolluar deri në thertore, për të garantuar cilësinë e prodhimeve.

(VIDEO) Benet Beci thirrje për mbështetje nga Dukagjini “Duam Marjanin dhe Majranën në Kuvend”

Image
  Si asnjëherë më parë, Dukagjini është i bashkuar për ti dhënë mbështetjen maksimale kanddiatëve të Partisë Socialiste. Ky ka qënë mesazhi që banorët e kësaj zone masivisht i kanë dhënë kandidatëve Marjana Koçeku dhe Marjan Ndërshtiqaj. I pranishëm në prezantimin e kandidatëve në Breg Lumi ne qendër të Njësisë Administrative Shalë ka qënë edhe drejtuesi politik Benet Beci i cili u ndal tek rëndësia e kësaj vote për vazhdimësinë e vemendjes dhe projekteve transformuese për zonën. Zona e Dukagjinit gjatë dy viteve të fundit ka përjetuar investime tejet të rëndësishme që nisin me rrugën e Dukagjinit me dy lotet e saj, rikonstruksionin e urave dhe rrugëve që lidhin fshatrat e njësisë së Shalës ndërkohë që shumë shpejt pritet të zgjidhet edhe furnzimi me energji elektrike për të gjithë zonën e Alpeve në veri të vendit.

(VIDEO) Nga Lezha Tom Doshi, tha se qeveria e ardhshme duhet të ketë prioritet shëndetësinë dhe rritjen e ndihmës sociale për shtresat në nevojë.

Image
  Nga Lezha, ku prezantoi kandidatet e tij për deputet, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, tha se qeveria e ardhshme duhet të ketë prioritet shëndetësinë dhe rritjen e ndihmës sociale për shtresat në nevojë. Për këtë, dha shembullin e mungesës së një pajisje në spitalet e vendit që kushton sa 300 metër rrugë, por që shpëton jetë njerëzish. Doshi u shpreh se PSD në Lezhë do të marrë një mandat në zgjedhjet e 11 majit. Socialdemokratët synojnë që pas zgjedhjeve te 11 Majit, të krijojnë grupin e tyre parlamentar. topchannel

(VIDEO) Luçiano Boçi me akuza ndaj Benet Becit. Ndërtimet pa leje në Velipojë

Image
  Boçi: Benet Beci është kandidati i 313-tës pas hetimeve për korrupsion nga SPAK, pavarësisht lojërave, pikërisht ai që vendos se kush objekt prishet e kush rri në këmbë, kujt i lejohet të ndërtojë se jep vota dhe kush pengohet si armik i shpalllur i pushtetit të majtë, kush mund të ekzistojë e kush mund të vdesë.

Media italiane “La Stampa”: 16 emigrantë janë “zhdukur” nga kampi i Gjadrit në Shqipëri

Image
  Mediat italiane, duke iu referuar Partisë Demokratike të Italisë, kanë raportuar se nga 41 emigrantë që zbarkuan së fundmi në Gjadër të Lezhës, vetëm 25 kanë mbetur në kamp. Ende nuk dihet nëse 16 emigrantë të tjerë janë rikthyer në Itali për të pritur riatdhesimin, apo ndodhen në dhoma izolimi, pas një revoltë që ata zhvilluan dy javë më parë në kampin e Gjadrit. Ky zhvillim ka ngritur shqetësime, sidomos për faktin se emigrantët që kërkojnë azil në Shqipëri duhet të kalojnë një proces të ri dhe të kthehen menjëherë në Itali për të vazhduar procedurat e azilit, sipas ligjeve ndërkombëtare të azilit. Ky aspekt ka hapur një diskutim të gjerë mbi trajtimin e emigrantëve që arrijnë në Shqipëri, duke vënë në dukje komplikimet që ndodhin për shkak të ndryshimeve në sistemin e procedurave dhe politikat që ndjekin shtetet e Bashkimit Europian.

Rikualifikimi i zonës tek “Vëllëzërit Frashëri” – Synohet transformimi i hapësirave publike brenda blloqeve të pallateve

Image
  Blloku i pallateve në rrugën “Vëllezërit Frashëri” është një nga kantieret e hapura të punës në Shkodër.  Ky investim, ashtu si ai i realizuar një vit më parë në pallatet e rrugës “Isuf Sokoli”, synon transformimin e hapësirave publike brenda blloqeve të pallateve në qytet. Para pak ditësh ka përfundur rrjeti nëntokësor i kanalizimeve të ujërave të bardha dhe kanalizimet e ujërave të zeza. Tani pritet shtrimi me asfalt dhe pajisja me ndriçim dhe krijimi i hapësirave të gjelbra për komunitetin. Investimi i nisur në muajin shkurt të këtij kap vlerën e 22 milion lekë me TVSH dhe parashikohet të zgjasë deri në muajin qershor.

Zyrtare : Konklava do të fillojë më 7 maj.

Image
  Shtatë ditë pas vdekjes së Papa Françeskut, kardinalët e mbledhur në Kongregacionin e Përgjithshëm vendosën sot datën e fillimit të Konklavës: më 7 maj. Lajmin e dha drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni. Hapet kështu një javë vendimtare në pritje të zgjedhjes së Papës së ri. Në mëngjesin e 7 majit do të kremtohet 𝙈𝙞𝙨𝙨𝙖 𝙥𝙧𝙤 𝙀𝙡𝙞𝙜𝙚𝙣𝙙𝙤 𝙋𝙤𝙣𝙩𝙞𝙛𝙞𝙘𝙚, një Meshë e posaçme për të kërkuar ndihmën e Shpirtit Shenjt në zgjedhjen e Papës së ardhshëm. Që pasditen e po asaj dite, kardinalët zgjedhës do të hyjnë në Kapelën Sikstine, ku mund të zhvillohet edhe votimi i parë. Përpara votimit, do të mbahet meditimi i kardinalit Raniero Cantalamessa dhe do të kryhet betimi. (faqja zyrtare e KISH)

Paketa e maleve kundër emigrimit! Më 3 maj hyn në fuqi ligji, ekspertët: Qeveria nuk fiton, por ndihmon investitorët

Image
  Me vetëm 1 euro ky ligj u jep mundësinë  qytetarëve,  që janë posedues faktike të një prone  shtetërore në mal, të behën pronar të tokës përgjithmonë. Por  më parë duhet të vërtetojnë që janë përdorues të tokës prej 10 vitesh, dhe të paraqesin edhe një plan biznesi i cili duhet të vendoset në jetë brenda 2 vitesh Paketa e Maleve është një instrument për të redukuar emigracionin dhe për të kthyer ish-banorët në fshat.  Rijetëzimi i zonave rurale, nuk do të ndikojë vetëm në rritjen e ekonomisë lokale, por edhe më tej pasi Shqipëria turistike e maleve do të jetë një mundësi e mirë për investimi edhe biznesmenët e  huaj “Me taksën 1 Euro qeveria nuk do të fitojë asgjë. Thejshtë fitimi do të jetë nësë kjo ofertë do të merret parasysh nga investitorët e huaj dhe vendas duke bdikuar në financa publike, rritje punësimi, zhvillim dhe duke frenuar emigracionin “-u shpreh ekspertja Romina Radonshqi. Brenda vitit pritet të nisin aplikimet për 500 projekte për tu...

Alergjitë e stinës – Mjeku Lezha : Qytetarët që vuajnë nga alergjitë të shmangin ekzpozimin në rrugë

Image
  Periudha nga fillimi i muajit prill deri në fund të qershorit është më problematikja sa i takon personave që vuajnë nga alergjitë e stinës së pranverës. Mjeku alergolog në Poliklinikën e Specialiteteve në Shkodër, Egir Lezha, bën të ditur se të gjitha moshat janë të ekspozuar përballë alergjive të stinës ndaj kujdesi ndaj shëndetit duhet të jetë më i madh tani. 20 deri në 30  persona çdo ditë paraqiten pranë mjekëve alergolog për të marrë shërbim mjekësor në Poliklinikën e qytetit të Shkodrës.

Vllaznia, “tris” golash me Apoloninë

Image
  Vllaznia forcon kreun në kampionatin kombëtar të futbollit të femrave, teksa ka marrë fitoren e 16-të të shtunën në “Loro Boriçi”. Gjithçka ka ndodhur në kuadrin e javës së shtatëmbëdhjetë, ndërsa Vllaznia ka patur përballë Apoloninë në një ndeshje, e cila ka ardhur drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Shkodranet e Nikolin Lekës e kanë gjetur shpejt golin e avantazhit, teksa në të 5’ ka shënuar Xhones. Në pjesën e dytë vjen dhe goli i Lufos sapo nis pjesa e dytë. Dhe për të kompletuar suksesin e Vllaznisë erdhi goli i Megi Doçit në të 63’ dhe 3-0. Goli i nderit për Apolonisë u fiksua në fund kjo me autore De Souza. Përfundimisht 3-1, ndërsa Vllaznia mbërrin në kuotën e 48 pikëve një javë përpara fundit të garës së rregullt. Ndërkohë Egnatia ka fituar 3-0 me Lushnjën, kurse e diela do të jetë për sfidat Laçi – Partizani dhe Gramshi – Kinostudio dhe javën e kompleton Tirana – Teuta. Vllaznia, Gramshi, Apolonia e Partizani janë katër ekipet që do të luftojnë për ...

Galeri Oda: “Një bashkëbisedim me nënloken” – Fetah Shehu sjell në një ekspozitë kujtimet e luftës së Kosovës përmes artit

Image
  Në Galerinë “ODA” në Shkodër, artisti nga Kaçaniku, Fetah Shehu, çeli ekspozitën e tij personale me titull “Bashkëbisedim me nënloken”. Përmes portreteve të fuqishme dhe plot ndjeshmëri, Shehu sjell në fokus kujtimet e luftës në Kosovë, duke përçuar dhembjen, rezistencën dhe dashurinë për nënën dhe atdheun. Realizmi emocional dhe përdorimi i ngjyrave të forta krijojnë një komunikim të thellë mes telajove dhe publikut, duke lënë pas një mesazh të fuqishëm për historinë tonë të përbashkët. Kuratorja e ekspozitës, Rozafa Shpuza, vlerëson temën e përzgjedhur dhe mënyrën origjinale me të cilën artisti ka përcjellë emocionet e një epoke të vështirë për Kosovën. Ekspozita “Bashkëbisedim me nënlokën” do të qëndrojë e hapur për 10 ditë, duke ftuar publikun të njohë përmes artit një nga faqet më të ndjeshme të historisë shqiptare.

Marjan Ndërshtiqaj: Do ta çojmë Shkodrën më tej

Image
  Ne kemi zgjedhur modelin e punës, përkushtimit dhe rezultateve konkrete, për çdo banor, në çdo lagje e në çdo fshat të këtij qarku.  Me mbështetjen tuaj, ne do ta çojmë Shkodrën më tej, drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe më dinjitoze për të gjithë. Investimet në infrastrukturën rurale nuk janë më premtime boshe, por realitet i prekshëm. Mbi 25 kilometra rrugë të ndërtuara dhe në proces pune në njësitë administrative të Rrethinës, Gurit të Zi, Anës së Malit, Dajçit, Velipojës, Postribës dhe Berdicës po u japin komuniteteve akses më të lehtë, kushte më të mira jetese dhe lidhje më të shpejtë me qendrën e qytetit. Kilometra rrugësh rurale janë mirëmbajtur nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike, për të siguruar që edhe infrastruktura ekzistuese të jetë funksionale dhe në shërbim të qytetarëve. Për ne, çdo qytetar kudo që jeton ka të drejtë për infrastukturë moderne dhe shërbime cilësore.   Po ashtu, në punë janë edhe dy projektetë mëdha – Rruga e Pjetrushit dhe Rruga ...

Nga 100 shkrimtarë shqiptarë të botuar vitet e fundit në Prishtinë, vetëm 6 janë nga Shkodra

Image
  Nga 100 shkrimtarë shqiptarë të botuar vitet e fundit në Prishtinë, vetëm 6 janë nga Shkodra. Botimeve të tyre në Kosovë iu kushtua një aktivitet i veçantë në Bibliotekën Shkencore të Universitetit "Luigj Gurakuqi".

PUNIMET NË RRUGËN HARKU I BËRICËS –BAHCALLEK PO VIJOJNË ME RITME TË LARTA.

Image
  PUNIMET NË RRUGËN HARKU I BËRICËS –BAHCALLEK PO VIJOJNË ME RITME TË LARTA. MBRENDA PAK DITËSH PRITET TË NIS NDËRTIMI I URËS SË RE NDËRSA PROJEKTI PARASHIKON SHEMBJEN E 4 BANESAVE NË KËTË ZONË

Amortizimi i unazës perëndimore – Banorët: Gropat e hapura bëhen shkak edhe për aksidente

Image
  Unaza perëndimore në qytetin e Shkodrës po amortizohet çdo ditë  e më shumë. Pothuajse gjatë gjithë këtij segmenti, një pjesë e pusetave janë të shembura ndërsa janë krijuar edhe gropa të mëdha duke vështirësuar lëvizjen për drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë në këtë rrugë. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për rehabilitimin e rrugës pasi gropat e hapura bëhen shkak edhe për aksidente. Unaza Perëndimore është një ndër rrugët me fluks të lartë lëvizjesh, kryesisht të automjeteve dhe perdoruesve të biçikletave. Ajo përbën një nyje të rëndësishme lidhëse me pjesën tjetër të qytetit.

Vjedh makinën dhe shkakton aksident – Shpallet në kërkim 34-vjeçari, la të plagosur dy shtetas

Image
  Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim një 34- vjeçar i cili dyshohet se ka vjedhur një automjet.  Ndërkohë që ishte me masë detyrim paraqitjeje, për drejtim automjeti pa leje drejtimi, pasi vodhi automjetin ai shkaktoi aksident dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Policia thotë se shtetasi K. A., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 23.04.2025, në lagjen “Partizani”, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit S. M. dhe pas disa minutash, duke e drejtuar atë, pa qenë i pajisur me leje drejtimi, ka përplasur një motomjet dhe është larguar.  Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit. Ndërkohë, Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 62 vjeç, banues në Shkodër, dhe për një 17-vjeçar, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juri...

Nis procesi i dezinsektimit – Hysa: Zonat u monitoruan më herët, fokus bregdeti

Image
  Duke nisur nga data 24 prill e deri në muajin tetor në Shkodër janë parashikuar të kryhen seanca dezinsektimi çdo dy javë.  Shefja e shërbimit epidemiologjik, Dhurata Hysa, tregon zonat në të cilat po ndërhyhet. Shërbimi i dezinsektimit ka munguar prej dy vitesh, ndaj kryerja e këtij trajtimi veçanërisht në zonat bregdetare pritet të japë ndikim pozitiv edhe në turizëm. Hysa ka një apel edhe për qytetarët teksa sqaron se trajtimi minimizon praninë e insekteve, por nuk i zhduk plotësisht ato. Më herët, shërbimi epidemiologjik ka kryer fazën e montiroimit mbi zonat më problematike me prezencë insektesh e më pas ka nisur edhe faza e parë e trajtimit e cila do të pasohet nga faza të tjera për 6 muaj radhazi.

Tre të aksidentuar në tunelin e Kalimashit, një nga makinat e përfshira mirëmbante rrugën

Image
  Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur rreth orës 10:15 në dalje të tunelit të Kalimashit në drejtim të Kosovës. Policia bëri të ditur se në aksident është përfshirë një automjet i subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës dhe një automjet me targa të Shkupit. Përplasja ka qenë e fortë, me dëmtime të shumta në të dyja automjetet, ndërsa tre të aksidentuarit janë transportuar në spitalin rajonal të Kukësit për ndihmë mjekësore. Bluzat e bardha bëjnë me dije se janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet shkelja e rregullave të qarkullimit nga mjeti me targa të huaja. Si shkak i aksidentit, qarkullimi u ndërpre për pak kohë, ndërsa aktualisht lëvizja e mjeteve vijon normalisht, si në Rrugën e Kombit, ashtu edhe në brendësi të tunelit.

Kori nga Gjakova në Shkodër / Koncert i veçantë me repertor shqiptar dhe botëror në “Prenkë Jakova”

Image
  Koncerti koral i mbajtur këtë të enjte në sallën e koncerteve “Prenkë Jakova” në Shkodër solli një atmosferë të veçantë artistike falë korit të Shkollës së Mesme të Lartë të Muzikës “Prenk Jakova” nga Gjakova. Nën drejtimin e Kastriot Sadës, kori u prezantua me një repertor të pasur që përfshinte këngë të njohura shqiptare dhe ndërkombëtare dhe u mirëprit me duartrokitje nga të pranishmit. Drejtori i shkollës artistike në Shkodër, Anton Kaftalli, thekson rëndësinë e shkëmbimeve kulturore mes dy qyteteve. Nga ana tjetër, Kastriot Sada foli për sfidat që mbart një repertor i tillë për të rinjtë, por edhe mbi përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm dhe arritjet. Ky koncert nuk ishte thjesht një prezantim performancash artistike, por mbi të gjitha një urë miqësie dhe bashkëpunimi artistik mes Shkodrës dhe Gjakovës.

Zgjedhjet parlamentare, mbi tre mijë të dënuar dhe të paraburgosur pritet të votojnë

Image
  3.027 të dënuar dhe të paraburgosur pritet të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Me qëllim ushtrimin sa më të sigurt të kësaj të drejte, Prezenca e OSBE-së dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve organizuan sot një trajnim për rreth 45 punonjës të nivelit të lartë të institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale. Programi përfshiu një gamë të gjerë temash, që nga kuadri ligjor që rregullon të drejtën e votës së të burgosurve, masat praktike për lehtësimin e votimit në burgje e deri te praktikat më të mira dhe mësimet e nxjerra nga zgjedhjet e mëparshme. Pjesëmarrësit u angazhuan në sesione ndërvepruese për të nxitur pjesëmarrjen në zgjedhje të të burgosurve me të drejtë vote. Trajnimi, gjithashtu, adresoi sfidat logjistike dhe ligjore me të cilat përballet administrata e burgjeve gjatë zgjedhjeve dhe ofroi udhëzime praktike për të siguruar transparencë, akses dhe siguri gjatë procesit të votimit, thuhet në deklaratën e Prezencës së OSBE-së. Trajnimi është pjesë e ...

Aksident në aksin Shkodër - Koplik

Image
  Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 15:00, në aksin rrugor "Shkodër-Koplik", shtetasi M. R., rreth 68 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi M. R., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit – Pas tenderit për ndërtimin, BERZH hap procedurën për mbikqyrjen e punimeve

Image
  Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin për mbikqyrjen e punimeve të hekurudhës Vorë – Hani i Hotit. Mbikqyrja do të përfshijë edhe të gjitha shërbimet mekanike dhe elektrike, ndërsa autoritet kontraktor do të jetë Hekurdha Shqiptare. Hapja e kësaj procedure vjen 1 muaj pas përmbylljes së fazës së parë të tenderit për ndërtimin e kësaj linje hekurudhore, që ishte fazë parakualifikimi. Kjo do të thotë se kompanitë që kualifikohen do të ftohen të ofertojnë në një fazë të dytë, deri në përzgjedhjen e kompanisë që do të zbatojë punimet. Me përmbylljen e procedurave tenderuese dhe lidhjes së kontratës, i hapet rruga zbatimit të punimeve për një nga projektet më të rëndësishme hekurudhore në vend. Sikurse është bërë e ditur më herët punimet kryesore do të përfshijë modernizimin e rreth 120 km rrugë të përhershme midis Vorës dhe Hanit të Hotit për të arritur shpejtësi maksimale operimi 100–120 km/orë. Kosto totale për rehabilitimin e linjës hekurudhore që do të lidh...

Marjan ndershtiqaj: Kënaqësi takimi me të rinjtë e Qendrës Rinore Arka

Image
  Kënaqësi takimi me të rinjtë e Qendrës Rinore Arka, Shkodër. Bashkë me Marjanën zhvilluam një bashkëbisedim me të rinj e të reja të qytetit, ku rrëfyem arsyet pse jemi angazhuar dhe përfshirë në politikë. Mesazhi im në këtë takim shumë dashamirës ishte që: “Kandidatët e rinj në politikë kanë një mision të rëndësishëm; rikthimin e shpresës tek rinia dhe bindjen që e ardhmja e tyre është Shqipëria.” #RiniaShqiptare #ForcaeSëArdhmes #BashkëPërShkodrën #voto5 #Ps