Bimët dekorative – Zona e Dajçit eksportuese në të gjithë Ballkanin.


 Në dekadën e fundit, banorët e Dajçit kanë braktisur bujqësinë, teksa punishtet e tyre jane përqendruar në kultivimin e bimëve dekorative.

Ylli Kolaj tregon se pasionin për bimët e ka kthyer në profesion dhe prej 8 vitesh eksporton në të gjithë Ballkanin bimë dekorative.

Kur nisi të merrej me bimë dekorative kishte vetëm disa lloje, ndërsa sot është kthyer në një nga furnizuesit kryesor.

Vështirësia më e madhe është gjetja e punëtorëve.

 Të moshuarit e zonës janë disa prej të punësuarve sezonal.

Ata tregojnë se të meresh me bimë dekorative është pasion, e nga ana tjetër këto të ardhura u vijnë në ndihmë për nevojat që ata kanë.

Bimët dekorative  edhe nese mbesin stok nuk prishen, duke u dhënë mundësi fermerëve të zonës për shitje vit pas viti.

Tregu kryesor i bimëve dekorative që kultivohen ne zonën e Dajçit mbetet Kosova dhe vendet e rajonit, ku çdo vit eksportohen mbi 100 mijë fidanë.

Comments

Popular posts from this blog

Bashkëpunim Shkodër – Ulqin / Gjuraj: Prioritet tërheqja e nxënësve nga Ulqini

Tërbuni Boks rremben 3 fitore sonte ne turneun “ROUMBLE IN THE JUNGLE BOXING”. (Çermeli, Gjoni, Lazri )