Posts

Showing posts from May, 2025

Murale që transformojnë qytetin – Një ligjëratë frymëzuese në Universitetin e Shkodrës

Image
  Ndikimi i muraleve në transformimin urban ishte tema e një ligjërate të mbajtur në Universitetin e Shkodrës, në prani të studentëve dhe pedagogëve të departamentit te arteve. Ligjërata u mbajt nga Lebibe Topalli Shabani, dekania e Fakultetit të Arteve në Universitetin e Ferizajt, dhe njëherazi autore e dhjetëra muraleve të realizuara në Kosovë, kryesisht në qytetin e Ferizajt, i cili numëron mbi 200 murale artistike Kjo vizitë dhe prezantimi në Universitetin e Shkodrës u realizua në kuadër të bashkëpunimit mes departamenteve të arteve të dy universiteteve, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe nxitjen e bashkëpunimeve të mëtejshme në fushën e artit pamor. Shkëmbimi i përvojave dhe bashkëpunimi mes artistëve që ushtrojnë këtë gjini artistike, brenda dhe jashtë kufijve, vlerësohet si një mundësi për avancimin profesional dhe inkurajimin e brezit të ri drejt kësaj rryme të artit bashkëkohor Në Shkodër, arti i muraleve ka njohur një zhvillim të ndjeshëm, sidomos gjatë dy dekadave të f...

Dita Botërore e Diversitetit Kulturor / Sekja: Rreth 3500 pakica malazeze në harmoni me jetesën në Shkodër

Image
  21 maji shënonn Ditën Botërore të Diversitetit Kulturor. Në Shkodër mendohet se jetojnë rreth 3500 pakica malazeze. Kryetari i shoqatës Malazeze, Alban Sekja,  tregon mbi bashkëjetesën dhe ndërthurjen e diversitetit kulturor. Për herë të pare, vitin e shkuar u festua java e kulturës malazeze.  Këtë vit pritet që pjesë e festimeve të jetë edhe Shkodra. Dita e Diversitetit Kulturor është një mundësi për të ndihmuar komunitetet të ngrisin vlerën e diversitetit kulturor dhe promovojnë jetesën e përbashkët në harmoni.

BEGAJ PRET NXËNËS NGA KOMUNA TUZ E MALIT TË ZI: ME ANËTARËSIMIN NË BE, KUFIJTË MBETEN VETËM NË HARTË

Image
  Një grup nxënësish nga shkolla fillore “Mahmut Lekić” e Komunës Tuz e Malit të Zi vizituan sot Institucionin e Presidentit të Republikës. Gjatë kësaj vizite, nxënësit u njohën me ambientet e Institucionit të Presidentit, ku zhvillohen takime të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare, funksionin, vendimmarrjet, si dhe aktivitetet kryesore. Ndërkohë që Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i uroi mirëseardhjen miqve të vegjël nga Tuzi, nxënësit e përshëndetën me një këngë me çifteli dhe me interpretimin e një poezie patriotike. Duke theksuar rëndësinë e intensifikimit të vizitave të ndërsjella mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Malit të Zi, Presidenti Begaj u shpreh se “me anëtarësimin tonë të përbashkët në Bashkimin Evropian, kufijtë do të mbeten vetëm në hartë”. Kreu i Shtetit propozoi hapjen e dyerve të institucioneve për fëmijët nga të gjitha trevat dhe zhvillimin e vizitave të tyre në familjet shqiptare, por edhe mësimin e historisë në institucionet përkatëse. Gjatë bas...

(VIDEO) Franko Burraj 400m thyen rekordin Kombetar Shqiptare që mbahej nga vete ai 46:14

Image
  Kupa e Shqiperise 21.05.2025 Shkoder Trajner Bruno Rrotani

"RRUGËTIME TË PAPRITURA TË JETËS" NE SHKODER

Image
  Ekspozita me 40 portrete të ish të burgosurve dhe ish të përndjekurve politik gjatë diktaturës komuniste 40 portrete të ish të burgosurve dhe ish të përndjekurve politik gjatë diktaturës komuniste u ekspozuan për publikun shkodran sëbashku me historitë e tyre të jetës. Ekspozita "Rrugëtime të papritura të jetës" u hap në muzeun “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër. Përgjegjësi i këtij muzeu, Pjerin Mirdita, thotë se kjo ekspozitë na bën të reflektojmë shumë për të kaluaren tonë dhe shenjat e asaj periudhe janë të dukshme në shoqërinë shqiptare…

Shehi dorëhiqet si kreu i LZHK, Alibeaj pranon dështimin në garën e 11 majit

Image
  Dashamir Shehi vendosi të largohet nga drejtimi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, pasi koalicioni që ai udhëhoqi dështoi në zgjedhjet e 11 majit. Në një konferencë për gazetarët, Shehi njoftoi dorëheqjen nga posti i kryetarit të forcës politike që krijoi pothuaj dy dekada më parë. “Kjo është një përgjegjësi që e mbaj unë personalisht, sharrën e humbjes dhe për këtë motiv largohem nga drejtimi i Koalicionit për t’i hapur rrugë njerëzve më të rinj sesa unë dhe më energjik”, tha Shehi. Ndërsa Enkelejd Alibeaj, i cili krijoi pak muaj më parë partinë “Djathtas 1912”, pranoi dështimin në këtë garë zgjedhore. Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj garuan në një koalicion në zgjedhjet e 11 majit. Në të gjithë vendin, ata fituan vetëm 5.500 vota. Nëse shohim votën e kandidatëve, Dashamir Shehi mori 594 vota dhe Enkelejd Alibeaj 306 vota./vizionplus.tv

Vllaznia në gjimnastikë shpallet kampione për dy grupmosha

Image
  Diten e djeshme ne palestren e gjimnastikes te shkolles “Edith Durham” ne Shkoder u zhvillua kampionati kombetar i gjimnastikes per te gjitha grupmoshat, ne te cilin kane marre sportistet me te mire te te gjithe ekipeve te vendit, perfshi ketu edhe ate te Vllaznise. Sportistet shkodrane kane arritur te bejne nje performance te mire dhe nuk kane munguar edhe vendet e nderit per disa prej tyre. E gjitha kjo ka ardhur fale punes sistematike te bere prej tyre ne stervitje me trajneret Izmir Kashi, Latif Kashi dhe Shpresa Salja. Me poshte keni edhe rezutatet e sportisteve te Vllaznise ne garat e kampionatit kombetar. Keshtu, ne garat e moshes 7-8 vjeç, gjimnastja Lea Qerimaj ka zene vendin e dyte, ndersa Hera Mustafa dhe Megi Plavmyzhaj jane renditur te tretat duke u ngjitur kesisoj edhe ata ne podium. Ne garat e moshes 9-10 vjeç gjimnastja Maria Zefi ka zene vendin e pare duke u shpallur kampione kombetare, ndersa Amantia Lleshi ka zene vendin e dyte per kete grupmoshe. Edhe ne garat...

BERISHA KONTESTON SËRISH VOTËN E DIASPORËS: MANIPULIM MASIV, ZARFET U MBUSHËN NGA PATRONAZHISTËT

Image
  Sali Berisha, në një konferencë për mediat, vazhdoi sërish akuzat për manipulim zgjedhjesh. “Farsa erlektorale maj 2000 maj 11 2025, ka pasur një nga faqet më të shëmtuara, historitë më të turpshme, votën e diasporës apo qëndrimin kriminal të narkomaxhorancës ndaj votës së diasporës. Kjo votë ka pësuar manipulimin më masiv, më të paskrupullt dhe më të hapur. Mish mashi që shpalli Rama me votat e diasporës në Greqi është akti më kriminal i manipulimit ndonjëherë të votave. Por ky mish mash sipas të dhënave tona s’ka ndodhur vetëm në Greqi, edhe në Itali dhe ndonjë vend tjetër. Ky mishmash, për ta realizuar, DHL me urhdër të qeverisë ka shkelur kontratën dhe ka kontraktuar nënkontraktorë të tjerë që kanë bashkëpunuar ngushtë me PS, ndonëse kontrata parashikonte asnjë lloj nënkontraktimi nuk mund të bëhej se DHL u pranua nga ne për shkak të reputacionit të saj, por segmenti shqiptar i DHL funksionoi sipas urdhërave dhe porosive të qeverisë dhe Ramës. Zarfet, votat, nuk u mbushën nga...

Në lagjen “Fermentim”, çdo shtëpi me depozitë - Sfidë për të siguruar ujin

Image
  Sigurimi i ujit të pijshëm është kthyer në sfidë për banorët që jetojën pranë ish- Fermentimit në Shkodër. Kjo zonë nuk furnizohet me ujë prej rreth 25 vitesh. Pavarësisht premtimeve, banorët, jashtë kameras, tregojnë se asgjë nuk ka ndryshuar. Ndërkohë, të bie në sy një fakt domethënës ku në tarraca çdo shtëpi është e pajisur me depozitë uji. Megjithëse u premtua se punimet për ndëtimin e një ujësjellësi që do të furnizonte me ujë të pijshëm këtë zonë do fillojë në mars të viti të kaluar deri tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje. Që pas viteve 90-të, kur zunë vend aty, me qindra familje në lagjen “Fermentim”përballen me problemet social-ekonomike.

Takimi i pestë i Konferencës së Anëtarësimit me Shqipërinë do të mbahet më 22 maj 2025 në Bruksel.

Image
  Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Këshillit të Bashkimit Europian, ku shkruhet se takimi do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi Grupin 3 'Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse', duke përfshirë Kapitullin 10 (transformimi dixhital dhe media), kapitullin 16 (taksimi), kapitullin 17 (politika ekonomike dhe monetare), kapitullin 19 (politika sociale dhe punësimi), kapitullin 20 (politika e ndërmarrjeve dhe industriale), kapitullin 25 (shkenca dhe kërkimi), kapitullin 26 (arsimi dhe kultura) dhe kapitullin 29 (bashkimi doganor). Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se deri në vitin 2027 do të mbyllen grupkapitujt e negociatave për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Po ashtu, Rama ka premtuar se Shqipëria do të jetë gati për të hyrë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.

“Emocion Jete” në bibliotekë - Piktorja Sidita Islami çel ekspozitën e saj të parë personale

Image
  “Emocion Jete” në bibliotekë - Piktorja Sidita Islami çel ekspozitën e saj të parë personale Biblioteka “Marin Barleti” në Shkodër mori pamjen e një galerie arti, me një ndërthurje emocionesh dhe ngjyrash, falë ekspozitës së parë personale të piktores Sidita Islami, e titulluar “Emocion Jete”. Artistja shkodrane prezantoi 42 punime, ku spikatën portretet ekspresive duke i dhënë vizitorëve mundësinë të gjejnë veten në secilën prej tyre. Një pjesë e pikturave janë realizuar 20 vite më parë, por ato ruajnë ende gjallërinë dhe ndjesinë e thellë shpirtërore që karakterizon stilin e autores. Kuratorja e ekspozitës, pedagogia e pictures, Erëmirë Jahja, vlerësoi aftësinë e Islamit për të sjellë emocione të sinqerta përmes punimeve të saj. Ekspozita në “Marin Barleti” krijoi për vizitorët shkodranë një përvojë të pasur me ndjesi dhe reflektime.

Më 7 qershor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, Shqipëria do të presë Serbinë

Image
  Më 7 qershor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, Shqipëria do të presë Serbinë në sfidën e tretë të Grupit K të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA dhe Meksikë. Kjo përballje e shumëpritur ka një ngarkesë të madhe emocionale, për shkak të precedentëve historikë mes dy ekipeve, përfshirë ndeshjen famëkeqe në Beograd për kualifikueset e Euro 2016. Në prag të këtij dueli të ndjeshëm, trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, ka publikuar listën paraprake me 29 futbollistë që do të ketë në dispozicion për ndeshjen kundër Shqipërisë. Mungojnë emra të njohur si Vanja dhe Sergej Milinković-Saviç, ndërsa konfirmohen liderë të skuadrës si Aleksandar Mitroviç, Dusan Vlahoviç dhe Luka Joviç në repartin ofensiv. Lista paraprake e Serbisë për sfidën me Shqipërinë: Portierë: Predrag Rajkoviç, Gjorgje Petroviç, Aleksandar Jovanoviç, Dragan Rosiç Mbrojtës: Nikola Milenkoviç, Strahinja Pavloviç, Strahinja Erakoviç, Srđan Babić, Nemanja Stojić, Jan Karlo Simić, Aleksa ...

Subjektet që do krijojnë ndotje të mjedisit gjatë sezonit turistik në Shëngjin dhe Tale do të përballen me masa ndëshkimore.

Image
  Subjektet që do krijojnë ndotje të mjedisit gjatë sezonit turistik në Shëngjin dhe Tale do të përballen me masa ndëshkimore. Paralajmërimi ka ardhur nga kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, gjatë një takimi me operatorët turistik në Shëngjin, në kuadër të përgatitjeve për sezonin veror. Sipas Ndreut do të ketë shtim të kapaciteteve të menaxhimit të plazheve, ku menaxhimi i mbetjeve do të jetë prioriteti kryesor i bashkisë dhe gjithë strukturave përgjegjëse. Numri i vizitorëve në bregdetin e Lezhës po vjen gjithnjë në rritje, ndërsa hapja zyrtare e sezonit turistik do të bëhet të premten e 24-majit. Bashkia Lezhë në kordinim me insitucionet e tjera do të angazhojë struktura shtesë për pastrimin dhe monitorimin e territorit, ndërsa kontrollet do të intensifikohen përgjatë gjithë sezonit.

Shkodra çel Ditët e Qëndresës Antikomuniste / Ish- të përndjekurit: Shoqëria shqiptare s’është ballafaquar me të kaluarën

Image
  Veprimtaritë për Ditët e Qëndresës Antikomuniste të popullit shqiptar nisën sot nga Shkodra. Në këtë qytet, simbol i rezistencës ndaj regjimit komunist, u zhvillua një ceremoni përkujtimore pranë memorialit të viktimave dhe të dënuarve politikë. Aktiviteti u organizua nga Shoqata e ish-të përndjekurve politikë në Shkodër, me mbështetjen e Bashkisë. Në fjalët e tyre, përfaqësuesit e shoqatës theksuan se, edhe pas më shumë se 30 vitesh nga rënia e sistemit monist, shoqëria shqiptare ende nuk është përballur seriozisht me të kaluarën komuniste. Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Shkodër, Luciano Boçi, përsëriti ndjesën publike në emër të partisë për mungesën e vëmendjes ndaj kësaj shtrese ndër vite. Ai akuzoi mazhorancën aktuale për harresë dhe qëndrim të qëllimshëm ndaj kësaj periudhe të errët të historisë shqiptare. Veprimtaritë përkujtimore do të vijojnë edhe në dy ditët në vijim me ceremonitë që nderojnë revoltat e të burgosurve në Spaç dhe Qafë Bar, dy nga simbolet më ...

Kërcënohet me jetë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Image
  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë një kërcënim me jetë përmes një e-maili. Rastin e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina. Reagimi i presidencës: Kërcënimi i kësaj jave është vazhdimësi e kërcënimeve të vazhdueshme me jetë ndaj Presidentes Osmani. Çfarë i bashkon të gjitha? Mosveprimi i institucioneve të drejtësisë. Përkundër dhjetëra kërcënimeve — shumica prej tyre kërcënime me jetë — asnjë veprim nuk është ndërmarrë ndaj kërcënuesve për vite me radhë. Kjo, edhe pse në shumicën e rasteve, kërcënimet bëhen me emër, mbiemër dhe nga profile të identifikueshme. Disa kërcënime janë bërë madje edhe në emisione televizive, por edhe atëherë kanë munguar veprimet për t’i përballur kërcënuesit me përgjegjësi. Rasti i kërcënimeve të njëpasnjëshme me jetë ndaj Presidentes dhe familjes së saj është i vetmi në historikun e institucioneve, siç na është thënë nga institucionet e sigurisë, ku asnjë nga kërcënuesit nuk është përballur me drejtësinë. Kur kërcën...

Më i votuari, Bardh Spahia mesazh falenderimi Shkodrës.

Image
  Pasi doli kandidati me i votuar ne qark dhe diaspores, si dhe nje nder emrat me te votuar ne shkalle vendi, Bardh Spahia i eshte drejtuar me nje status falenderimi te gjithe mbeshtetesve, si dhe strukturave PD. Statusi Bardh Spahia: Të falemnders me zemër Shkodër! Zgjodha të pres numërimin edhe të votës së fundit të diasporës, në respekt të të gjithë procesit, për të qënë mirënjohës me përulësi ndaj 11 mijë e 119 bashkëqytetarëve të mi, në qytet, njësi administrative, në qark dhe diasporë të cilët na mbështetën mua dhe Partinë Demokratike në këtë rrugëtim. Në 11 Maj, përmes votës tuaj, më besuat më shumë se kushdo tjetër, jo vetëm në nivel qarku, por edhe në diasporë dhe në rang kombëtar. Ky besim është nder, privilegj dhe përgjegjësi e madhe. Një falenderim i veçantë shkon për çdo bashkëqytetar i cili mori pjesë në këtë proces duke besuar dhe ndarë bashkë të njëjtat vlera dhe aspirata, për çdo përqafim dhe shtrëngim dore që përcolli shpresë, për çdo fjalë që më dha forcë gjatë k...

KPA shkarkon përfundimisht nga detyra prokuroren e Shkodrës Françeskina Lekani

Image
  KPA ka nxjerrë sot përfundimisht nga sistemi i drejtësisë prokuroren e Shkodrës Françeskina Lekani, duke vendosur lënien në fuqi të vendimit të shkarkimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që kishte konstatuar probleme me pasurinë dhe një situatë konflikti interesi të saj gjatë ushtrimit të detyrës. Trupi gjykues i KPA-së i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë vendosi unanimisht lënien në fuqi të vendimit të KPK-së, të marrë më datë 6 dhjetor 2023. Françeskina Lekani e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 si prokurore ushtarake dhe prej vitit 2004 punonte në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. “Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 9/2024, datë 12.03.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Françeskina Lekani kundë...

Pazari i humbur i Shkodrës - “Marubi” thirrje për familjet shkodrane për ekspozitën e radhës.

Image
  Një ftesë e hapur për të gjithë qytetarët e Shkodrës vjen nga Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, i cili ka iniciuar një thirrje publike për të rikthyer në jetë Pazarin e Humbur të qytetit, përmes fotografive dhe kujtimeve familjare, thirrje kjo e lidhur me ekspozitën e radhës që pritet të mbahet në muajin qershor. Ekspozita me titull “Pazari i Humbur i Shkodrës: Ringjallja e një Kujtese” do të mbledhë imazhe të rralla që dokumentojnë jetën tregtare, arkitekturën dhe zanatet që dikur gjallëronin këtë hapësirë të qytetit. Fotot pasi të digjitalizohen, i rikthehen pronarëve, ndërsa informacioni mbi personazhet apo ngjarjet në foto do të pasurojë më tej arkivin vizual të muzeut.

Muzeu “VDK”, aset gjithëvjetor për turizmin / Mirdita: Qelitë origjinale të paraburgimit, pika më tërheqëse për vizitorët

Image
  Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës gjithnjë e më shumë po përfshihet në axhendat e turistëve të huaj që vizitojnë Shkodrën. Veçanërisht për vizitorët nga Europa Perëndimore dhe Amerika, ky muze deshmonë detaje për të cilat kanë degjuar dhe lexuar por jo përjetuar ne vendet e tyre dhe si pjesa më tërheqëse e muzeut vlersohen qelitë origjinale të paraburgimit. Sipas drejtuesit të muzeut, Pjerin Mirdita, ky vend i rëndësishëm i dëshmisë dhe kujtesës është kthyer tashmë një nga asetet e rëndësishme turistik të qytetin , pasi gjithë çfarë është ekspozuar në këtë muze paraqet shumë interesë për të huajt Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës është i pari Vend Kujtese Historike në Shqipëri, i cili përkujton viktimat që vuajtën dënimin në burgjet e regjimit komunist. Gjatë vitit të kaluar, muzeu u vizitua nga rreth 7,000 turistë të huaj.

Gjykata e Apelit liron Safet Gjicin për shkak të gjendjes shëndetësore…

Image
  Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, i dënuar më herët për shpërdorim detyre pas një skandali seksual në zyrë. Gjicit i kishin mbetur rreth 8 muaj burgim, por u lirua për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Vellai eshte larguar nga banesa prej ditesh, motra 40 vjecare denoncon rastin ne Polici

Image
  Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në fshatin Muriqan, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për 17-vjeçarin që drejtonte motomjetin elektrik që u përplas me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi M. L. Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: -V. D., 46 vjeçe, banuese në fshatin Ishull-Shëngjin, pasi dje, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. J., 71 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi D. J. dhe pasagjerja në automjetin e tij; -një 17 vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku n...

“Falënderoj 50 mijë shqiptarët”, forcë e tretë politike në zgjedhje, Tom Doshi mesazh votuesve: PSD dhe unë do punojmë pa u lodhur!

Image
  Partia Socialdemokrate u rendit forcë e tretë në këto zgjedhje parlamentare, duke marrë tre mandate. Në një reagim në rrjetet sociale kreu i PSD Tom Doshi ka falënderuar të gjithë votuesit që e kanë besuar, teksa shton se 3 deputetët e kësaj partie do të jenë zëri i 50 mijë votuesve në Kuvendin e ti. Reagimi i Tom Doshit: Sot dua të falenderoj nga zemra 50 mijë shqiptarët, nga gjithë qarqet e vendit, Shkodër, Kukës, Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Elbasan, Lezhë, Dibër, Vlorë, Berat, Gjirokastër e Diasporë të cilët na besuan dhe votuan. Ju jeni forca jonë dhe arsyeja pse vazhdojmë të ecim përpara, mbi të gjitha për të ba ma t’mirën për ju. Pavarësisht një lufte të ashpër nga të gjitha forcat politike, pavarësisht shumicës së mediave e portaleve kundër, ne ia dolëm! Ne ia dolëm me 50 mijë vota, me një numër të jashtëzakonshëm anëtarësh dhe aktivistësh vullnetarë, dhe me 3 deputetë të legjislaturës së ardhshme të cilët do jenë zëri juaj në Parlament! Partia Socialdemokrate dhe unë do ...

Shkodra në skenën evropiane - “Vizita” ngjitet në festivalin ndërkombëtar “MITEM” në Budapest

Image
  Trupa e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës ka përfaqësuar Shqipërinë në një nga festivalet më prestigjioze të teatrit në Europë, Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove “MITEM” që zhvillohet në Budapest të Hungarisë.

Numërimi për diasporen e qarkut te Shkodrës, 400 fletë më shumë se numri i votuesve

Image
  Numërimi i votave të diasporës vijon pa u ndërprerë, ndërsa denoncime të shumta për manipulime votash janë publikuar nga opozita ose janë konstatuar nga mediat. Aty ku po numërohen votat e diasporës për qarkun e Shkodrës janë parë shumë fleta votimi në tokë dhe jo në tavolina si zakonisht. Mësohet se këto vota ose kanë dalë tepër ose nuk kanë asnjë lloj vlere. Në faqen të KQZ për këtë qark rezulton se janë numëruar mbi 400 zarfe më shumë sesa zarfe të ardhura nga diaspora. Në tabelën më poshtë, që i referohet statistikave për Qarkun e Shkodrës, KQZ thotë kanë mbërritur 13533 zarfe nga diaspora, por në krah të kësaj shifre, paraqitet një e dhënë tjetër që thotë se janë numëruar për këtë qark 13959 vota.

I mituri në Muriqan përplas drejtuesin e biçikletës, 76 vjeçari dërgohet në spital

Image
  Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 10:20, në fshatin Muriqan, një 16 vjeçar, duke drejtuar një motomjet dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka përplasur biçikletën që lëvizte shtetasi M. L., 76 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi M. L, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MARRËVESHJA ME ITALINË PËR PENSIONET, MELONI I DËRGON RAMËS DOKUMENTIN LIGJOR

Image
  Nga 1 qershori i këtij viti, shqiptarët e Italisë do nisin të përfitojnë nga marrëveshja dypalëshe e nënshkruar dhe dakordësuar për pensionet. Lajmin e konfirmoi vetë kryeministri Edi Rama ditën e sotme (18 maj) me anë të një postimi në llogarinë personale në rrjetin social Facebook, duke e cilësuar edhe si “Lajm i mirë”. Ky konfirmim vjen vetëm dy ditë pas Samitit të VI-të të Komunitetit Politik të Evropës në Tiranë, ku ishte e pranishme edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni. Rama informon se “motra solli dokumentin final të Procesit Ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së pensioneve me Italinë”. Postimi i Edi Ramës: “LAJM I MIRË dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit të Komunitetit Politik Europian: Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për...

Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, renditet në vendin e 8-të.

Image
  Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” është renditur në vendin e tetë të Eurovisionit të zhilluar në Bazel, duke grumbulluar 218 pikë në total. Fituese në momentet e fundit u shpall kënga austriake, e cila parakaloi Izraelin me votat e publikut  Juria ndërkombëtare i dha këngës shqiptare 45 pikë, duke e renditur në vendin e 16-të. Juria franceze ishte e vetmja që e vlerësoi maksimalisht këngën shqiptare.  Ndërkohë publiku nga e gjithë bota i dha këngës shqiptare 173 pikë, duke e çuar kështu në kuotën e 218 pikëve.  Dyshja përfaqësuese e vendin tonë u pa e emocionuar teksa brohoritjet nuk munguan në Bazel.  Pikët në total 218 Votimi nga publiku 173 Votimi për Shqipërinë nga juria- 45 pikë Suedia 3 pikë Azerbaixhan 0 pikë Malta 0 pikë Holanda 1 pikë Sllovenia 0 pike Armenia 0 pikë Luksemburg 0 pikë San Marino 0 pike Ukrainë 0 pikë Norvegjia 0 pikë Austria 0 pikë Franca 12 pikë Italia 3 pikë Portugalia 4 Danimarka 0 Letonia 0 Kroacia 0 pike Irlanda 0 pike Polonia...