MARRËVESHJA ME ITALINË PËR PENSIONET, MELONI I DËRGON RAMËS DOKUMENTIN LIGJOR


 Nga 1 qershori i këtij viti, shqiptarët e Italisë do nisin të përfitojnë nga marrëveshja dypalëshe e nënshkruar dhe dakordësuar për pensionet. Lajmin e konfirmoi vetë kryeministri Edi Rama ditën e sotme (18 maj) me anë të një postimi në llogarinë personale në rrjetin social Facebook, duke e cilësuar edhe si “Lajm i mirë”. Ky konfirmim vjen vetëm dy ditë pas Samitit të VI-të të Komunitetit Politik të Evropës në Tiranë, ku ishte e pranishme edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Rama informon se “motra solli dokumentin final të Procesit Ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së pensioneve me Italinë”.

Postimi i Edi Ramës:

“LAJM I MIRË

dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit të Komunitetit Politik Europian:

Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë”.

Comments

Popular posts from this blog

ARRESTIMET E SPAK NË SHKODËR, 6 PERSONA NË PRANGA

"RRUGËTIME TË PAPRITURA TË JETËS" NE SHKODER

LAJMI I FUNDIT: Konflikt me armë brenda familjes. Qëlloi vëllain, policia në kërkim të autorit