Muzeu “VDK”, aset gjithëvjetor për turizmin / Mirdita: Qelitë origjinale të paraburgimit, pika më tërheqëse për vizitorët


 Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës gjithnjë e më shumë po përfshihet në axhendat e turistëve të huaj që vizitojnë Shkodrën. Veçanërisht për vizitorët nga Europa Perëndimore dhe Amerika, ky muze deshmonë detaje për të cilat kanë degjuar dhe lexuar por jo përjetuar ne vendet e tyre dhe si pjesa më tërheqëse e muzeut vlersohen qelitë origjinale të paraburgimit.

Sipas drejtuesit të muzeut, Pjerin Mirdita, ky vend i rëndësishëm i dëshmisë dhe kujtesës është kthyer tashmë një nga asetet e rëndësishme turistik të qytetin , pasi gjithë çfarë është ekspozuar në këtë muze paraqet shumë interesë për të huajt
Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës është i pari Vend Kujtese Historike në Shqipëri, i cili përkujton viktimat që vuajtën dënimin në burgjet e regjimit komunist. Gjatë vitit të kaluar, muzeu u vizitua nga rreth 7,000 turistë të huaj.

Comments

Popular posts from this blog

ARRESTIMET E SPAK NË SHKODËR, 6 PERSONA NË PRANGA

"RRUGËTIME TË PAPRITURA TË JETËS" NE SHKODER

LAJMI I FUNDIT: Konflikt me armë brenda familjes. Qëlloi vëllain, policia në kërkim të autorit