Numërimi për diasporen e qarkut te Shkodrës, 400 fletë më shumë se numri i votuesve


 Numërimi i votave të diasporës vijon pa u ndërprerë, ndërsa denoncime të shumta për manipulime votash janë publikuar nga opozita ose janë konstatuar nga mediat. Aty ku po numërohen votat e diasporës për qarkun e Shkodrës janë parë shumë fleta votimi në tokë dhe jo në tavolina si zakonisht.

Mësohet se këto vota ose kanë dalë tepër ose nuk kanë asnjë lloj vlere. Në faqen të KQZ për këtë qark rezulton se janë numëruar mbi 400 zarfe më shumë sesa zarfe të ardhura nga diaspora. Në tabelën më poshtë, që i referohet statistikave për Qarkun e Shkodrës, KQZ thotë kanë mbërritur 13533 zarfe nga diaspora, por në krah të kësaj shifre, paraqitet një e dhënë tjetër që thotë se janë numëruar për këtë qark 13959 vota.

Comments

Popular posts from this blog

ARRESTIMET E SPAK NË SHKODËR, 6 PERSONA NË PRANGA

"RRUGËTIME TË PAPRITURA TË JETËS" NE SHKODER

LAJMI I FUNDIT: Konflikt me armë brenda familjes. Qëlloi vëllain, policia në kërkim të autorit