Pazari i humbur i Shkodrës - “Marubi” thirrje për familjet shkodrane për ekspozitën e radhës.


 Një ftesë e hapur për të gjithë qytetarët e Shkodrës vjen nga Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, i cili ka iniciuar një thirrje publike për të rikthyer në jetë Pazarin e Humbur të qytetit, përmes fotografive dhe kujtimeve familjare, thirrje kjo e lidhur me ekspozitën e radhës që pritet të mbahet në muajin qershor.

Ekspozita me titull “Pazari i Humbur i Shkodrës: Ringjallja e një Kujtese” do të mbledhë imazhe të rralla që dokumentojnë jetën tregtare, arkitekturën dhe zanatet që dikur gjallëronin këtë hapësirë të qytetit.
Fotot pasi të digjitalizohen, i rikthehen pronarëve, ndërsa informacioni mbi personazhet apo ngjarjet në foto do të pasurojë më tej arkivin vizual të muzeut.

Comments

Popular posts from this blog

ARRESTIMET E SPAK NË SHKODËR, 6 PERSONA NË PRANGA

"RRUGËTIME TË PAPRITURA TË JETËS" NE SHKODER

Bashkia Shkodër ju informon se, në kuadër të punimeve për përmirësimin e infrastrukturës në qendër të qytetit