Amortizimi i unazës perëndimore – Banorët: Gropat e hapura bëhen shkak edhe për aksidente


 Unaza perëndimore në qytetin e Shkodrës po amortizohet çdo ditë  e më shumë. Pothuajse gjatë gjithë këtij segmenti, një pjesë e pusetave janë të shembura ndërsa janë krijuar edhe gropa të mëdha duke vështirësuar lëvizjen për drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë në këtë rrugë.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për rehabilitimin e rrugës pasi gropat e hapura bëhen shkak edhe për aksidente.

Unaza Perëndimore është një ndër rrugët me fluks të lartë lëvizjesh, kryesisht të automjeteve dhe perdoruesve të biçikletave.

Ajo përbën një nyje të rëndësishme lidhëse me pjesën tjetër të qytetit.

Comments

Popular posts from this blog

ARRESTIMET E SPAK NË SHKODËR, 6 PERSONA NË PRANGA

"RRUGËTIME TË PAPRITURA TË JETËS" NE SHKODER

Bashkia Shkodër ju informon se, në kuadër të punimeve për përmirësimin e infrastrukturës në qendër të qytetit