Galeri Oda: “Një bashkëbisedim me nënloken” – Fetah Shehu sjell në një ekspozitë kujtimet e luftës së Kosovës përmes artit
Në Galerinë “ODA” në Shkodër, artisti nga Kaçaniku, Fetah Shehu, çeli ekspozitën e tij personale me titull “Bashkëbisedim me nënloken”.
Përmes portreteve të fuqishme dhe plot ndjeshmëri, Shehu sjell në fokus kujtimet e luftës në Kosovë, duke përçuar dhembjen, rezistencën dhe dashurinë për nënën dhe atdheun.
Realizmi emocional dhe përdorimi i ngjyrave të forta krijojnë një komunikim të thellë mes telajove dhe publikut, duke lënë pas një mesazh të fuqishëm për historinë tonë të përbashkët.
Kuratorja e ekspozitës, Rozafa Shpuza, vlerëson temën e përzgjedhur dhe mënyrën origjinale me të cilën artisti ka përcjellë emocionet e një epoke të vështirë për Kosovën.
Ekspozita “Bashkëbisedim me nënlokën” do të qëndrojë e hapur për 10 ditë, duke ftuar publikun të njohë përmes artit një nga faqet më të ndjeshme të historisë shqiptare.
Comments
Post a Comment